VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GERARD DEPARDIEU MAGJEPSËS NË ROLIN E ANTIHEROIT NË FILMIN E RI TRAGJIKOMIK FRANCEZ
E Shtunë, 02.20.2010, 06:23pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Gerard Depardieu (Zherar Depardjë) e magjepsi publikun në filmin e tij më të ri, "Mammuth", duke mishëruar antiheroin leshtor bullafiq, i cili e rizbulon poezinë në jetë pas daljes në pension.

 

Në filmin tragjikomik francez, i cili pati premierën dje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Mammuth largohet nga puna e tij si kasap, por i duhet të mbledhë dëshmi nga ish kolegët për të marrë pensionin.

 

Një udhëtim i gjatë me një mision burokratik shndërrohet në një shetitje shpirtërore, teksa ai shmallet me ish miq, ish drejtues dhe të afërm të cilët ishin harruar me njëri tjetrin. Mammuth arrin të kuptojë se shoqëria e kishte shikuar atë gjithmonë si një idiot të pagdhendur hutaq. Një takim i papritur me mbesën e tij tejet harrakate gjithsesi do të ishte shpëtimtare për të, sepse ajo e mëson atë që të jetë i lirë, me shpirt krijues dhe të mos çajë kokën se çfarë mendon shoqëria për të.

 

"Personazhi i Gerard-it nuk reblelohet dhunshëm," tha në një konferencë shtypi Benoit Delepine, i cili ia bëri regjinë filmit bashkë me Gustave Kervern.

 

Depardieu tha se film denononcon mënyrën se si puna i zhvesh njerëzit nga individualiteti i tyre brutalisht dhe ua heq gëzimin e jetës, ndërkohë që shoqëria iu kërkon atyre të konformohen.

 

"Ka dhunë në një lloj pune që e privon njeriun nga çdo lloj individualiteti," tha ai. "Nuk kemi të bëjmë me një dhunë fizike,  por me një dhunë shoqërore."

 

Denoncimi, megjithatë, bëhet me humor dhe jo me pezëm. Rolin e mbesës së Mamuthit e luan

Isabelle Adjani.

 

"Ne duhet t'i rezistojmë standardizimit," thotë Depardieu, duke u ankuar se ka gjithnjë pak e më pak art në kinema.

 

"Gjatë realizimit të këtij filmi, unë pata një ndjesi të vërtetë lirie..është një vepër arti."/Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.