VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"PRECIOUS" MERR IMAGE AWARDS, NDEROHET WYCLEF JEAN
E Shtunë, 02.27.2010, 06:01pm (GMT1)

 

 

Voal-online Filmi i pavarur "Precious" bazuar në romanin 'Push' by Sapphire" mori Image Awards mbrëmë, duke rrëmbyer njëkohësisht gjashtë trofetë kryesore, përfshirë filmi më i mirë dhe aktorja më e mirë, nga aktorja e re Gabourey Sidibe.

 

Në qendër të filmit është një adoleshente mbipeshë e Harlemit, film që ka marrë edhe një  NAACP Image Award për aktoren Mo'Nique, performanca e së cilës si nënë manipulative është favorite kryesore për Oscar në mars për kategorinë e aktores dytësore.

 

"Precious" fitoi Image award edhe si filmi më mirë i pavarur dhe regjisori Lee Daniels mori çmimin e regjisorit më të mirë në natën e ndereve nga organizata më e vjetër e të drejtave civile të SHBA, National Association for the Advancement of Colored People (Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë).

 

 

Morgan Freeman fitoi si aktori më i mirë në rolin e presidentit jugafrikan Nelson Mandela në "Invictus" (I paepuri), dhe artistja R&B Mary J. Blige fitoi dy çmime, si artistja më e mirë femër dhe për albumin më të mirë: "Stronger With Each Tear."

 

Këngëtarja hip-hop Wyclef Jean fitoi çmimin presigjioz Vanguard nga NAACP për përpjekjet në ndihmat humnitare ndaj viktimave të tërmetit në Haiti.

(http://www.reuters.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.