VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "A PROPHET" TRIUMFON NË GARËN FRANCEZE TË FILMAVE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
"A PROPHET" TRIUMFON NË GARËN FRANCEZE TË FILMAVE
E Djelë, 02.28.2010, 04:57pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Filmi i fuqishëm dramë me temën e burgut i regjisorit Jacques Audiard. A Prophet (Një profet) triumfoi në çmimet "Cesar" mbrëmë, duke rrëmbyer çmimet e filmit më të mirë, të aktorit më të mirë dhe të regjisorit më të mirë në versionin e përvitshëm francez të Oskarëve.

 

"A Prophet", një nga filmat më të bujshëm të Kanës së vitit të shkuar, qe shpallur si filmi më i mirë i huaj në çmimet britanike BAFTA javën e shkuar dhe është në garë në të njëjtën kategori, i kandiduar për një Academy Award (Oskar), më 7 mars.

 

Një subjekt i errët i një krimineli në moshë të re dhe pa shkollë, i cili ngjitet rrufeshëm në hierarkinë brutale të një burgu, mori nëntë çmime mbrëmë, duke lënë pak gjë për të tjerët.

 

Audiard, filmat e mëparshëm të të cilit përfshijnë "De battre mon coeur s'est arrete" (Rrahjet e zemrës sime ndaluan), mori çmimin e regjisorit më të mirë, ndërsa aktori kryesor, Tahar Rahim, mori çmimet si aktori më i mirë dhe si talenti i ri më i mirë.

 

Edhe Niels Arestrup fitoi çmimin e aktorit dytësor për portretizimin e një bosi të modës së vjetër të bandave korsikane që merr në mbrojtje një të ri, i cili do t'ia merrte më vonë komandën e grupit.

 

Audiard iu shprehu nderime një numri ish të burgosurish të famshëm, të cilët shfaqeshin posaçërisht në film, për t'ia krijuar atij një atmosferë realiste.

 

Aktorja më e mirë u shpall Isabelle Adjani, një nga aktoret më të shquara franceze, e cila grumbulloi kështu Cesarin e nëntë të karrierës për rolin e luajtur në "La journee de la jupe" (Ditë e ndyrë).

 

"A Prophet" shumë i suksesshëm në kinematë e Francës, ka pasur një pritje shumë të mirë nga kritika vendëse si dhe nga kritika e publiku i huaj.

 

Sigourney Weaver dhe Harrison Ford morën çmime të karrierës. Ceremonia përfshinte edhe një nderim për Eric Rohmer, pionier i "New Wave" franceze që e transformoi kinemanë në vitet 1950 e 1960 dhe vazhdoi të bënte filma deri në prag të vdekjes muajin e shkuar në moshën 89 vjeçare./Elida Buçpapaj 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"PRECIOUS" MERR IMAGE AWARDS, NDEROHET WYCLEF JEAN (02.27.2010)
GERARD DEPARDIEU MAGJEPSËS NË ROLIN E ANTIHEROIT NË FILMIN E RI TRAGJIKOMIK FRANCEZ (02.20.2010)
GRETA GARBO OSE SIPAS FELINIT THEMELUESJA E URDHËRIT RELIGJIOZ QË QUHET KINEMA (02.19.2010)
REGJISORI I "MESSENGER" SYNON TË BËJË NJË FILM PËR KURT COBAIN (02.18.2010)
TË KANDIDUARVE IU THANË TË PËRGATITIN DY FJALIME PËR NATËN OSCAR (02.17.2010)
MEGAN FOX: UNË DO TË BËHESHA NJË NËNË E MREKULLUESHME (02.16.2010)
FILMI "VALENTIN'S DAY" TEJKALON PARASHIKIMET FITIMPRURËSE (02.15.2010)
FILMI "VALENTINE'S DAY" PREJ SOT NË KINEMATË AMERIKANE (02.12.2010)
Alec Baldwin shtrohet me urgjencë në New York (02.11.2010)
Në rrezik simboli i Hollywood-it (02.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]