VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EMRAT KRYESORË TË HOLLIVUDIT NUK JANË VOTUES TË OSKARËVE
E Premte, 03.05.2010, 07:05pm (GMT1)

 

 

Në foto regjisori George Lucas

 

Voal-online -Taylor Lautner nuk është anëtar i Academy of Motion Picture Arts and Sciences (Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit). As Woody Allen. As George Lucas.

 

Por Rupert Murdoch është. Janë edhe Pedro Almodovar e Sacha Baron Cohen. Shikoni listën e 5777 votuesve të çmimeve Oskar (ose të paktën përpiqu, gjersa Akademia i mban në dry) dhe do të befasoheni kush bën pjesë e kush jo në klub. Harrakatët e Hollywoodit si skenarisit Joe Eszterhas, agjenti Michael Ovitz dhe aktori Christian Bale janë të gjithë. Edhe figura të tulla si Jack Nicholson, Kathy Bates dhe Tom Hanks.

 

Por disa nga emrat më të njohur të Hollywoodit nuk janë në listë, duke filluar nga shefi i NBC Universal, Jeff Zucker tek Dwayne "The Rock" Johnson i cili nuk u kandidua për filmin "The Tooth Fairy", por që është ndër më fitimprurësit. Përfshirja në Akademi është një privilegj i rrallë që iu jepet 100 anëtarëve shtesë çdo vit. Anëtarët variojnë nga aktorja 15 vjeçare Dakota Fanning tek kompozirori 81 vjeçar Burt Bacharach, nga filmbërësi gjerman Wim Wenders tek artisja e Hollywoodit Jennifer Aniston.

 

Ftesat rëndom dërgohen përvjet në qershor, në vijim të një procesi të gjatë që fillon kur dy anëtarë mbështetin një person dhe përfundon kur bordi qeverisës miraton ftesën. Para se të miratohe nga bordi, bëhet shqyrtimi i veprave të tyre nga një komitet ekzekutiv.

 

Në mesin e fituesve të Oskarëve të kohëve të fundit, Anne Hathaway ("Rachel Getting Married") dhe Viola Davis ("Doubt") morën ftesa - por Ellen Page, kandiduar për "Juno," nuk mori. Po kështu fituesi e vitit 2006 për "Brokeback Mountain" aktorët Heath Ledger e Jake Gyllenhaal ishin ftuar por jo kolegu Michelle Williams. (Williams mori ftesë këtë qershor.)

 

Pritet që edhe të tillë të rinj si Rpbert Pattinson i "Twilight's" dhe Jonah Hill e "Suberbad's" të jenë të ftuar, parë nga fakti se Akademia kohët e fundit ka qenë e prirur ndaj më të rinjve./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.