VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GERARD BUTLER: MIDIS MEJE DHE JENNIFER ANISTON ASGJË ROMANTIKE

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
GERARD BUTLER: MIDIS MEJE DHE JENNIFER ANISTON ASGJË ROMANTIKE
E Premte, 03.12.2010, 06:41pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Pasi xhiruan një film me skena të ndërlikuara aksioni, nuk është e mundur të mos krijosh lidhje të ngushta me partneren tuaj sidomos nëse ajo është Jennifer Aniston.

 

"Unë u bëra tamam një pjesëtar I familjes së saj," tha Gerard Butler për revistën People për partneren e tij në filmin Bounty Hunter, filmin e tyre që pati premierën në Londër natën e së enjtes. Prandaj mos e ngatërroni miqësinë e ngushtë me diçka romantike. "Unë isha në ditëlindjen e saj në Meksiko," tha Butler. "Natyrisht, gjithkush e merr këtë për diçka tjetër, por ne jemi vetëm miq të mirë."

Dhe Aniston i reciprokoi (ndërsjelltësoi) ato ndjenja.
Ajo e quajti Butler-in, "the best!" ("më të mirin!". Duke kaluar nëpër qilimin e kuq në një nimiveshje mëndafshi Valentino Couture pavarësisht temperaturave nënzero ajo shtoi: "Ai është i mrekullueshëm dhe i zgjuar një gjithësejt i hatashëm ("a nice combo!" ).

Ata të dy, të cilët bënë aq bujët kohët e fundit me fotot e tyre në revistën W, u përballën me sfida nga më tundueset fizikisht, teksa po xhironin komedinë aksion, e cila del në kinematë më 19 mars. Nga ana tjetër, në realitet Butler nuk është aq burrë sa duket në ekran. "Në thelb jam si një foshnje, gjithnjë duke dënesur," tha ai.

Por ky nuk ishte një rast që do të shndërrohej në një histori të re dashurie midis partnerësh të roleve protagoniste. Ndonëse ajo gjatë gjithë filmit është e maskuar dhe e shpërfytyruar, Aniston ishte vetëm e drobitur gjatë skenave tejet të vështira. "Ajo ishte si e ngujuar në rekuizitën e saj dhe mezi priste të dilte që andej," tha Butler. "Iu desh ta përballojë këtë torturë gati gjatë gjithë filmit e asnjë herë nuk u ankua."/Elida BUÇPAPAJ (http://www.people.com/people)
Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REVISTA SHPALOS DASHURINË E FSHEHUR MIDIS JENNIFER ANISTON DHE GERARD BUTLER (03.10.2010)
SANDRA BULLOCK: NUK E KISHA ËNDËRRUAR KURRË ÇMIMIN OSKAR (03.08.2010)
EMRAT KRYESORË TË HOLLIVUDIT NUK JANË VOTUES TË OSKARËVE (03.05.2010)
"A PROPHET" TRIUMFON NË GARËN FRANCEZE TË FILMAVE (02.28.2010)
"PRECIOUS" MERR IMAGE AWARDS, NDEROHET WYCLEF JEAN (02.27.2010)
GERARD DEPARDIEU MAGJEPSËS NË ROLIN E ANTIHEROIT NË FILMIN E RI TRAGJIKOMIK FRANCEZ (02.20.2010)
GRETA GARBO OSE SIPAS FELINIT THEMELUESJA E URDHËRIT RELIGJIOZ QË QUHET KINEMA (02.19.2010)
REGJISORI I "MESSENGER" SYNON TË BËJË NJË FILM PËR KURT COBAIN (02.18.2010)
TË KANDIDUARVE IU THANË TË PËRGATITIN DY FJALIME PËR NATËN OSCAR (02.17.2010)
MEGAN FOX: UNË DO TË BËHESHA NJË NËNË E MREKULLUESHME (02.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]