VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JUSTIN BIEBER THOTË SE AI MUND TË DASHUROHET ME NJË FANSE

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
JUSTIN BIEBER THOTË SE AI MUND TË DASHUROHET ME NJË FANSE
E Djelë, 03.21.2010, 04:24pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online -Ahhh, rreziqet e famës. Ti je vetëm 16 vjeç, të kanë dhuruar një veturë të re për ditëlindje, dhe je i adhuruar nga fansat anembanë botës. Kjo është jeta e këngëtarit sensacion Justin Bieber.

Në Londër për singlin e ri Baby dhe albumin My World 2.0, këngëtar foli në
GMTV, ku iu përgjigj pyetjeve nga fansat për gjithçka, që nga kënga e parë që ai mësoi ("Row, Row, Row Your Boat") deri tek jeta e tij dashurore.

Bieber tha se është ndodhur përballë kësaj dileme "prej njëfarë kohe", por ai nuk e ka ndërmend të shkojë në altar në një periudhë të shpejtë, duke shtuar se fanset e tij shumë nga të cilat e prisnin jashtë dyerve të studios kanë shansin të dashurohen me këngëtarin. I pyetur nëse ai do të fillonte dashurinë me ndonjërën prej tyre, ai tha: "Mendoj se kjo varet nga situata e caktuar. Mendoj se do ta kufizoj veten ndaj këtyre gjërave."

 

Për një gjë është i sigurtë: Mamaja e Bieberit nuk dëshiron të veprojë si shofere e asnjërës prej të dashurave të tij: "Ma dhuruan një Range Rover për ditëlindjen time," tha ai në show.

Vetura e zezë SUV ishte dhuratë prej njërit nga ekipi i manaxhmentit, dhe Bieber shpjegoi se ishte një arsye e fortë pse nuk ia blenë një veturë normale. "Ata blenë një veturë sa më të madhe që nëse pësoj aksident të mos dëmtohem," tha ai duke buzëqeshur.

Fansat e Bieberit duke shpresuar se do të jenë sa më pranë tij kanë kërkuar të blejnë bileta sa më të shtrenjta për premierën e My World 2.0, që del në arkullim më 23 mars. Çmimet përfshijnë edhe mundësinë që ata të duken në një prej videove që ai përgatit dhe në udhëtimin e tij të qershorit në plazhin Atlantis në Bahamas.

Ai e fillon turin e tij veriamerikan në Hartford, Kënektikët, më 23 qershor./Elida Buçpapaj
Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOHJA MIDIS DEMI MOORE DHE ASHTON KUTCHER ISHTE TRULLOSËSE (03.17.2010)
VARRIMI I COREY HAIM DO TË PAGUHET NGA QYTETI I TORONTOS (03.14.2010)
GERARD BUTLER: MIDIS MEJE DHE JENNIFER ANISTON ASGJË ROMANTIKE (03.12.2010)
REVISTA SHPALOS DASHURINË E FSHEHUR MIDIS JENNIFER ANISTON DHE GERARD BUTLER (03.10.2010)
SANDRA BULLOCK: NUK E KISHA ËNDËRRUAR KURRË ÇMIMIN OSKAR (03.08.2010)
EMRAT KRYESORË TË HOLLIVUDIT NUK JANË VOTUES TË OSKARËVE (03.05.2010)
"A PROPHET" TRIUMFON NË GARËN FRANCEZE TË FILMAVE (02.28.2010)
"PRECIOUS" MERR IMAGE AWARDS, NDEROHET WYCLEF JEAN (02.27.2010)
GERARD DEPARDIEU MAGJEPSËS NË ROLIN E ANTIHEROIT NË FILMIN E RI TRAGJIKOMIK FRANCEZ (02.20.2010)
GRETA GARBO OSE SIPAS FELINIT THEMELUESJA E URDHËRIT RELIGJIOZ QË QUHET KINEMA (02.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]