VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUSTIN BIEBER THOTË SE AI MUND TË DASHUROHET ME NJË FANSE
E Djelë, 03.21.2010, 04:24pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Ahhh, rreziqet e famës. Ti je vetëm 16 vjeç, të kanë dhuruar një veturë të re për ditëlindje, dhe je i adhuruar nga fansat anembanë botës. Kjo është jeta e këngëtarit sensacion Justin Bieber.

Në Londër për singlin e ri Baby dhe albumin My World 2.0, këngëtar foli në
GMTV, ku iu përgjigj pyetjeve nga fansat për gjithçka, që nga kënga e parë që ai mësoi ("Row, Row, Row Your Boat") deri tek jeta e tij dashurore.

Bieber tha se është ndodhur përballë kësaj dileme "prej njëfarë kohe", por ai nuk e ka ndërmend të shkojë në altar në një periudhë të shpejtë, duke shtuar se fanset e tij shumë nga të cilat e prisnin jashtë dyerve të studios kanë shansin të dashurohen me këngëtarin. I pyetur nëse ai do të fillonte dashurinë me ndonjërën prej tyre, ai tha: "Mendoj se kjo varet nga situata e caktuar. Mendoj se do ta kufizoj veten ndaj këtyre gjërave."

 

Për një gjë është i sigurtë: Mamaja e Bieberit nuk dëshiron të veprojë si shofere e asnjërës prej të dashurave të tij: "Ma dhuruan një Range Rover për ditëlindjen time," tha ai në show.

Vetura e zezë SUV ishte dhuratë prej njërit nga ekipi i manaxhmentit, dhe Bieber shpjegoi se ishte një arsye e fortë pse nuk ia blenë një veturë normale. "Ata blenë një veturë sa më të madhe që nëse pësoj aksident të mos dëmtohem," tha ai duke buzëqeshur.

Fansat e Bieberit duke shpresuar se do të jenë sa më pranë tij kanë kërkuar të blejnë bileta sa më të shtrenjta për premierën e My World 2.0, që del në arkullim më 23 mars. Çmimet përfshijnë edhe mundësinë që ata të duken në një prej videove që ai përgatit dhe në udhëtimin e tij të qershorit në plazhin Atlantis në Bahamas.

Ai e fillon turin e tij veriamerikan në Hartford, Kënektikët, më 23 qershor./Elida Buçpapaj
Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.