VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GISELE BÃœNDCHEN LAMTUMIRË PASERELAVE
E Mërkurë, 03.24.2010, 03:44pm (GMT1)

 

 

Deklaratën shokuese e jep vetë topmodelja Gisele Bündchen

 

 

Voal-online -Gisele Bündchen (Gizele Bynd-hjen) nuk do të marrë më pjesë në sfilatat e modës. E ka shpallur vetë topmodelja braziliane në rrjedhën e një ngjarjeje publicitare në San Paolo, duke thënë se ka vendosur të shkojë tashmë "në pensione".

 

"Për sfilatat jam tashmë në pension", ka thënë Gisele, e cila për detyrimin publicitar me një markë braziliane të prodhimeve për flokët ka marrë me vete edhe të birin Benjamin, lindur në dhjetorin e shkuar nga bashkëtjesa me atletin amerikan Tom Brady.

 

Përballë zhgënjimit të fotografëve të pranishëm, ish mbretëresha e paserelave të modës ka pranuar megjithatë ka pranuar të parakalojë duke bërë që floket tejet të gjata t'i dallgëzohen.

 

Atyre që e pyesin për sekretin e flokënajës së mrekullueshme, kopjuar nga adoleshentet në mbarë botën, topmodelja braziliane ka thënë se ka përdorur vetëm një prodhim për t'i mbrojtur flokët, e pastaj ka përdorur the

babyliss për të bërë dy tipa kaçurelash, të mesëm dhe të vogël.

 

Topmodelja është në Brazil për në dasmë të të afërmve të saj dhe në San Paolo do të xhirojë një spot për televizionin Sky HD bashkë me dy famozë të tjerë brazilianë: Romario e Pelè. (http://www.repubblica.it) (http://www.ansa.it)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.