VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BURRI I SANDRA BULLOCK, JESSE JAMES THOTË "SORI"

E Martë, 03.30.2010, 06:04pm (GMT1)




Voal-online - Aktorja Sandra Bullock dhe bashkëshorti i saj Jesse James u panë për herë të fundit në publik së bashku më 7 Mars në ceremoninë e Oskarëve, ku fitoi trofenë si aktorja më e mirë tek filmi The Blind Side.    

Ndërkohë që Jesse James thotë se "atij vërtetë i vjen shumë keq për hidhërimin e shkaktuarr" gruas së tij Sandra Bullock dhe tre fëmijëve të tij për "gjykimin e tij të varfër."

Ndjesa u botua tek revista People magazine, pas botimeve të tabloideve ku zbulohej se ai shkonte me një aktore të mbuluar me tatuazhe, me  Michelle "Bombshell" McGee "” diçka që James as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi kur ai shqiptoi mea culpa.

Gjithçka është vërtetuar kur Bullock, 45 vjeçe, anulloi në Londër pjesmarrjen e saj në premierën e filmit The Blind Side ku ajo luan rolin kryesor që i dha statujën e artë, mospjesmarrje që u justifikua  "për arsye të paparashikuara personale."

Deklarata e aktores u lëshua nga  Warner Bros. U.K., ku aktorja kërkonte ndjesë për anullimin dhe falenderonte fansat e saj për mbështetjen që i dhanë duke bërë që ajo të fitonte çmimin.

Gazeta të ndryshme bënin me dije se  James dhe McGee kishin gati një vit marrëdhënie intime, dhe këto intimitete kishin vazhduar ndërsa Bullock xhironte filmin The Blind Side që i dha Oskarin.

People.com lajmëron se Bullock e ka lënë banesën e çiftit në Kaliforninë Jugore.

Të dy u panë për të fundit herë në ceremoninë e çmimeve Oskar më 7 Mars, Bullock nuk e falenderoi të shoqin me emër në fjalën e saj kur mori trofenë, veç u kthye nga ana e tij, që ishte ulur në plate e ngashëryer.

Bullock është martuar me Jesse James në korrikun e 2005. Për aktoren kjo është martesa e parë, dhe e treta për James. Ai ishte martuar me Karla James nga 1991 deri më 2002; ata jkanë një djalë dhe një vajzë. James ka një vajzë tjetër nga martesa e dytë me aktoren për filma për të rritur Janine Lindemulder, me të cilën ishte martuar prej 2002-2004.

Bullock, e cila nuk ka fëmijë, publikisht kishte mbështetur të shoqin që të fitonte të drejtën e kujdesit për vajzën e vogël që ka me Lindemulder .

Sanda me të bijën e vogël të Jesse me të cilën është shumë e afeksionuar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.