VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIZ TAYLOR THOTË MJAFT PAS MË SHUMË SE 100 OPERACIONEVE
E Mërkurë, 03.31.2010, 06:55pm (GMT1)

 

Voal-online Pasi ka pësuar mbi njëqind ndërhyrje kirurgjike në 25 vitet e fundit diva e Hollywood-it ka vendosur të mos hyjë më nën bisturi.

 

Taylor, 78 vjeçe, vuan ndër të tjera nga një formë e rëndë e arteries së qafës e cila, vetëm në vitin 2010, e ka detyruar të shtrohet tri herë në spital.

 

E rënduar edhe nga osteoporoza, dobësimi i kockave, është detyruar të qëndrojë prej vitesh në karrocë vetëlëvizëse. Aktorja ka pasur gjithmonë një shëndet me probleme: një listë e gjatë sëmundjesh, midis të cilave edhe kancer dhe diabet.

 

Por tani Liz Taylor ka vendosur t'iu thotë mjaft spitaleve, vend ku, siç ka thënë ajo vetë, ka dhe ka hyrë dhe ka dalë më shpesh se ka hyrë dhe dalë në taksi.

(http://www.repubblica.it)

 

 

 

 

 

 

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.