VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA SHTËPIA E BARDHË KTHEHET PRAPË NË HOLLYWOOD
E Shtunë, 04.03.2010, 05:28pm (GMT1)

 

Voal-online Nëntë muaj pasi la Hollivudin për Shtëpinë e Bardhë, aktori Kal Penn është duke u kthyer në Tinseltown për të rimarrë rolin e tij më të famshëm, të adhuruesit të marihuanës "Kumar" në serialin komik të vrazhdë "Harold and Kumar".

 

Kalpen Modi Kal Penn është emri i tij i artit aktori 32 vjeçar ka qenë duke punuar në Shtëpinë e Bardhë të Obamës prekj korrikut të shkuar si ndihmës drejtor i angazhimit publik.

 

Revista "Entertainment Weekly" njoftoi në uebsajtin e saj të premten se Penn po largohej nga detyra e deritanishme për të bërë një film të ri të serialit Harold and Kumar, ky tashmë me temën e Krishtlindjes, i cili mund të xhirohet në 3-D (tri dimensione).

 

Penn, i cili pati bërë fushatë për Presidentin Barack Obama, mori një vend të mrekullueshëm pune në administratën e tij, pasi kishte luajtur më parë rolin kryesor në filmat "Harold & Kumar Go to White Castle" (Haroldi dhe Kumari shkojnë në Kështjellën e Bardhë) dhe "Harold and Kumar Escape from Guantanamo Bay" (Haroldi dhe Kumari arratisen nga Gjiri i Guantanamos) dhe pasi kishte luajtur një nga rolet kryesore në dramën televizive mister me temë mjekësore "House."

 

Seknaristët e "House" e hoqën personazhin e Penn nga episodet e mëvonshme të serialit, në mënyrë që ai të merrte punën e re në Washington, duke bërë që personazhi i tij të kryente papritur një vetëvrasje vitin e shkuar.

 

Një nga pak aktorët indiano-amerikanë që arrinte sukses të madh në Hollywood, Penn ka thënë se ishte frymëzuar të merrej me politikë nga gjyshërit e tij, të cilët marshuan me

Mahatma Gandhin në lëvizjen indian për pavarësi.

 

Washington Post njoftoi të shtunën se Shtëpia e Bardhë nuk pranon të komentojë, duke thënë se Modi "nuk ka ndonjë hollësi për të dhënë nga ana e tij rreth kësaj gjëje"./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.