VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

WHITNEY HOUSTON SHTROHET NË SPITAL NË PARIS
E Mërkurë, 04.07.2010, 08:44am (GMT1)

 

 

Këngëtarja amerikane, 46 vjeçe, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes

 

Voal-online Këngëtarja amerikane Whitney Houston (Uitni Huston) është shtuar në spital në Paris për shkak të një "rinofaringiti kronik dhe të një infeksioni prejardhja e të cili nuk është identifikuar ende".

 

Këtë e bëri të ditur sot enturazhi (personeli shoqërues) i saj.

 

Houston është 46 vjeçare dhe dje e kishte anulluar koncertin e parë evropian në Paris, në kuadrin e turneut të saj të ri në kontinentin tonë. Këtë e kishte bërë pikërisht për shkak të një "infeskioni (pezmatimi) në rrugët e frymëmarrjes.

 

Burimet kanë thënë se edhe koncerti i dytë, i parashikuar për të enjten (nesër) në Londër, me sa duket, do të anullohet.

 

Whitney Houston, këngëtare dhe aktore amerikane, u rikthye vjet tejet suksesshëm në karrierën e saj të këngëtares pas një ndërprerje të gjatë, për shkak të problemeve familjare dhe për shkak të vartësisë së saj nga vese të dëmshme të drogës dhe të alkoolit, të cilat pothuajse ia shkatërruan karrierën dhe shëndetin.

(http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.