VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHANIA TWAIN: JAM DUKE DALË NGA NJË 'FUNDOSJE TEPËR E THELLË DHE E ERRËT'
E Premte, 04.09.2010, 07:09pm (GMT1)

 

 

Voal-online Këngëtarja yll e muzikës kantri Shania Twain (Shanaja Tuejn) thotë se duke bërë reality shown në rrjetin e ri kabllor televiziv të Oprah Winfrey-t, po hedh një tjetër hap drejt përqafimit të jetës, ndërkohë që vazhdon ta marrë veten nga dhimbja e zemrës.

 

"Ndihem sikur po filloj gjithçka nga e para," tha Twain (44 vjeçe), në një intervistë me Winfrey-n, në një veprimtari në Nju Jork të enjten (dje). "Kjo është një përvojë tejet vetjake, të cilën mendoj se është e rëndësishme ta ndaj me adhuruesit e mi. Kjo është një përvojë rimëkëmbjeje. Unë isha në një fundosje tejet të thellë e të errët, dhe kisha nevojë për të gjetur një mënyrë të dilja që andej. Më është dyshur t'i jap vetes forcë për t'u kthyer në jetë, për t'u kthyer në ripërjetimin e gjërave."

 

Martesa 14 vjeçare e Twain-it dhe Robert "Mutt" Lange mori fund në maj 2008, për shkak të marrëdhënies së Lange me mikeshën e një kohe të gjatë të Twain-it dhe ndihmëse e saj, Marie-Anne Thiébaud. Në muajt që pasuan, tha Twain, kishte kur ku asaj asgjë nuk i ngjallte interes në këtë botë.

 

"Kishte momente kur unë vërtet mendoja se nuk dua askënd dhe nuk dua asgjë," tha ajo. "Kisha dëshirë të merrja nga sytë këmbët dhe të zhdukesha ku të mos më shihte askush e të mos shihja askënd. Kjo ishte një fundosje e keqe."

Reality show i ardhshëm i Twain, Why Not? With Shania Twain, pason jetën e saj të sapodalë nga fundosja. Titulli i saj ka të bëjë me hapin e parë që ajo hodhi drejt rimëkëmbjes.

"Një ditë dikush më tha "doni të hypni në një avion?", tha ajo. "U ndjeva sikur nuk kisha më çfarë të humbisja, prandaj thashë "Pse jo?". Dhe prej asaj dite ia kam bërë gjithnjë atë pyetjes vetes."

Twain, e cila ka një djalë, Eja, 8 vjeç, dhe tani është e lidhur me ish të shoqin e Thiébaud, Frédéric, theksoi se është ende në procesin e shërimit. "Kam edhe shumë për të bërë shërimin e plotë," tha ajo. "Nuk jam shëruar plotësoisht. Jam drejt shërimit. Nuk jam e sigurtë nëse do të ndodhë plotësisht ndonjëherë."/Elida BUÇPAPAJ

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.