VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSSEL CROWE KA YLLIN E TIJ NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT


E Martë, 04.13.2010, 11:15am (GMT1)

 

Në foto: Aktori neozelandez në trotuarin e famshëm në Hollywood

"Për mua - ka thënë ai - është një privilegj ta marr këtë titull përpara shumë miqve dhe kolegëve të mi. Por është privilegj edhe më i madh prania e gruas sime të hatashme, Danielle, dhe e djemve të mi, Charlie dhe Tennyson."

Voal-online -Edhe Russel Crowe (Rasëll Krou) prej ditës së djeshme e ka yllin e tij në Hollywood Boulevard. Aktori neozelandez, protagonist i filmit më të ri të tij, mbi Robin Hood-in, film që do ta hapë sivjet Festivalin e Kanës, ka pasur nderin të shohë midis yjeve në trotuarin e amshëm të Hollywood Walk of Fame (Shetitorja e Famës e Hollivudit, edhe yllin e tij, atë me numër 2404.

Protagonist i filmave si "Gladiator", Oskar më 2001 si aktori më i mirë protagonist, 'A Beautiful Mind', 'Master and Commander', 'L.A. Confidential', e ka pritur yllin e 'tij' me këto fjalë: "Për mua - ka thënë ai - është një privilegj ta marr këtë titull përpara shumë miqve dhe kolegëve të mi. Por është privilegj edhe më i madh prania e gruas sime të hatashme, Danielle, dhe e djemve të mi, Charlie dhe Tennyson."

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.