VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën
E Mërkurë, 02.18.2009, 07:17pm (GMT+1)

Voal-online Çfarë do të gatuanit për njeriun më të fuqishëm të botës? Fituesja e çmimit Oskar Julia Julia Roberts e ka pikërisht këtë problem, sepse ajo do të dëshironte që ta ftonte për darkë në shtëpinë e saj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.

Diva e Hollivudit ka pohuar se Obama është krejt në krye të listës për t'ia shtruar një darkë të paharrueshme në shtëpi. Mysafirë të tjerë të dëshiruar prej Julia Robertsit janë Diane Sawyer, Mike Nichols, Oprah Winfrey, Stedman Graham dhe Tina Fey. Në një intervistë dhënë revistës amerikane "Allure" 41 vjeçarja tregon: "Natyrisht lista ime fillon me Obamën. Vajzat e tij do të luanin me fëmijët e mi."

Duke u kthyer tek shtëpia e Julia Robertsit mund të themi se ajo dhe burri i saj, kameramani

Danny Moder, janë prindër të binjakëve katërvjeçarë Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter. Roberts thotë shpesh se ajo është një nënë tepër e kujdesshme dhe tepër e përkushtuar, sepse ajo dëshiron që fëmijët e saj të rriten të lumtur.

"Unë mendoj se duhet ndaluar që fëmijët e një artisti apo artisteje yll të fotografohen," thekson aktorja amerikane. Dhe vazhdon: "Për fat kjo është pasuria jonë e vërtetë dhe më e madhe. Burri im dhe unë e kemi mendjen gjithë kohën tek fëmijët tanë dhe merremi gjithnjë me ata. Ne bëjmë çmos t'i mbajmë sa më larg paparacëve në mënyrë që ata të kenë një jetë sa më normale."

Në filmin e saj të ri, ku laun me kolegun Brad Pitt, "Eat, Pray, Love" (Ha, lutu, dashuro) bëhet fjalë për historinë  e një gruaje që është në kërkim të dashurisë, duke udhëtuar nëpër mbarë botën.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Salma Hajek dhe afaristi francez u martuan në Paris (02.16.2009)
Uill Smith më i pasuri i më të pasurve të Hollivudit (02.12.2009)
Në Londër u ndanë çmimet Befta, Oskari Britanik - "Milioneri" fitoi dy Befta, për regji dhe si filmi më i mirë (02.09.2009)
Xhinifer Guduin dëshiron t'i mbajë të fshehta SMS-et (02.08.2009)
Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat (02.07.2009)
Dencel Uashington përsëri më i adhuruari i amerikanëve (02.01.2009)
FILOZOFIA E PËRDITSHMËRISË SOT: OSE E BUKUR OSE VDIS?! (01.31.2009)
BULEVARDI I YJEVE - ALKIMIA QË JU MËSON SI LAVDIA TË BËHET PREJA JUAJ (01.27.2009)
"Benjamin Button" e "Millionaire" më shumë kandidatura për çmimin Oskar (01.22.2009)
Beyoncé do të këndojë "At Last" të Etta James për Familjen Obama gjatë ballos së tyre të parë si Presidenti dhe Zonja e Parë e Amerikës (01.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]