VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LARS VON TRIER E KA MENDJEN TEK KIRSTEN DUNST
E Premte, 04.16.2010, 12:34pm (GMT1)

Aktorja që mishëroi Mary Jane tek Spiderman do të jetë protagoniste e filmit Melacholia

Voal-online -Aktorja që mishëroi personazhin e Mary Jane të filmit Spiderman, Kirsten Dunst, është përzgjedhur nga Lars Von Trier si protagoniste e filmit të ri, Melancholia, një histori katastrofiko-fanatashkencore të cilën regjisori danez do ta dhurojë mes korrikut dhe shtatorit në jug të Suedisë.

Këtë e bën të ditur faqja e internetit Deadline Hollywood.

Për rolin ishte përmendur emri i Penelope Cruz, por ajo ishte e përfshirë ndërkohë në episodin e ri të srialit Piratët e Karaibeve, On Stranger Tides (Në drejtime të çuditëshme).

Në trupën e aktorëve të filmit Melancholia bëjnë pjesë edhe Charlotte Gainsbourg, Kiefer Sutherland, Charlote Rampling, Alexander Skarsgaard, Stellan Skarsgaard e Udo Kier.

Braktisja e serive të Spiderman ia ka krijuar shumë mundësi të reja aktores Kirsten Dunst, e cila në moment është e zënë përkrah aktorit Jim Sturgess në filmin Upside Down, historia dramatike e dashurisë e regjisorit Juan Diego Solanas.

Bastard, dokumentari që e ka drejtuar dhe bërë skenarin në bashkëpunim, do të ketë shfaqjen e parë në Tribeca Film Festival dhe sapo është zgjedhur edhe për në Festivalin e Kanës.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.