VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ËSHTË GJETUR FILMI KU LUAJNË BASHKË JAMES DEAN DHE RONALD REAGAN
E Shtunë, 04.24.2010, 03:09pm (GMT1)

Voal-online -Është gjetur në arkivat e rrjetit televiziv amerikan CBS një film i vjetër në të cilin i riu James Dean (Xhejms Din), 'kryengritësi pa shkak' i kinemasë amerikane, luan pranë presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.

Hollywood, 1954. Para makinave të xhirimit të General Electric Theater, një seri amerikane e transmetuar fillimisht në radio e pastaj në televizion, takohen për herë të parë dy personazhe historike: nga njëra anë Ronald Reagan, në atë kohë aktor i bujshëm ende larg karrierës politike, nga ana tjetër James dean, pak kohë pas interpretimit në filmin "Lugina e Edenit", që do të merrte një emërim për Oskar.

Në episodin ku ata janë protagonistë të dy interpretojnë një ripërshtatje të romanit me titull "The Dark, Dark Hours" (Orë të errëta, të errëta). Reagan është një mjek i zgjuar nga gjumi në mes të natës dhe që duhet të mbrojë shtëpinë e tij e familjen e tij nga një sulm i armatosur i një adoleshenti të mishëruar nga dean.

Filmi, transmetuar vetëm një herë në vitin 1954. ka dalë nga arkivët e CBS dhe tani është duke qarkulluar në internet.

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.