VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JENNIFER LOPEZ ME PLOT DËSHIRË DO TË LUANTE NË NJË FILM ME ISH TË FEJUARIN BEN AFFLECK
E Mërkurë, 05.05.2010, 03:26pm (GMT1)

Voal-online -Bashkëpunimi i tyre në filmin Gigli nuk shkoi aq mirë, por Jennifer Lopez është e hapur ndaj idesë për të luajtur në një film me ish të fejuarin Ben Affleck.

"A i shikoj unë filmat e Benit? Sigurisht! Pse jo?" tha aktorja dhe këngëtarja 40 vjeçare yll e muzikës pop për botimin britanik të revistës Marie Claire. "Unë nuk jam takuar dhe as kam folur me të që atëherë - jetët tona shkuan në dy drejtime krejt të ndryshme. Por unë gjithmonë ia dëshiroj atij të gjitha të mira dhe gjithmonë mendoj se është një njeri shumë i mirë."

Lopez tha gjithashtu se është e përzemërt me një ish tjetër të famshëm - Diddy. "Jam takaur me të një herë a dy bashkë me tim shoq Marc dhe është treguar si gjithnjë tejet miqësor," tha ajo. "Ai pyeti për binjakët, sepse edhe ai është binjak."

Por ndërkohë që Lopez flet me kënaqësi për ish të fejuarit, natyrisht, ajo është e martuar lumturisht me Marc Anthony-n. Dhe në kontekstin kohor të skandaleve të Tiger woods e Jesse James ajo thotë se njerëzit sot e shikojnë martesën në mënyrë të përciptë.

"Jeni dy veta përballë gjithë botës," tha ajo. "Kur ju lejoni njerëz të tjerë të hyjnë në terrenin tuaj të shenjtë, atëherë gjithçka shndërrohet në mosbesim, në përkeqësim të lidhjeve midis jush. Unë mendoj se njerëzit i ndërlikojnë jetët e tyre duke bërë gjëra të tilla."

Nga ana tjetër, Lopez tani duke luajtur rol kryesor në filmin The Back-up Plan ofron disa mënyra si të hash në mënyrë të shëndetëshme.

"Një arsye e fortë është të kesh një qëllim - për mua është arritja e formës së mirë për xhirimet," thotë ajo. "Një arsye tjetër është të kesh kontroll ndaj ushqyerjes. Unë dua të ha gjithçka, por ngapak prej të gjithave, majmja është vrasje." (http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.