VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHRISTINA AGUILERA EMËROHET AMBASADORE KUNDËR URISË
E Shtunë, 05.08.2010, 03:06pm (GMT1)

Voal-online -Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy Christina Aguilera u emërua dje ambasadore kundër urisë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) dhe tha se ngaqë vetë ka një fëmijë e kupton rëndësinë e kësaj detyre.

"Një fëmijë vdes në çdo 6 sekonda prej urisë, çka është një statistikë e tmerrëshme për mua," i tha Aguilera Oprah Winfrey-t, duke shpallur emërimin e saj në talk shown popullor të drejtueses së famshme televizive.

"Pasi unë kam vetë një fëmijë, nuk mund të jem pjesë e kësaj përpjekjeje dhe të mos bëj diçka për këtë, në mënyrë që disi të ndryshojë situata," tha ajo.

Aguilera, 29 vjeçe, këngët hite të të cilës përfshijnë "Beautiful" dhe "Genie in a Bottle", ka një djalë dy vjeç me të shoqin producent ekezekutiv muzikor Jordan Bratman.

Vitin e shkuar ajo udhëtoi në Guatemalë për të parë programet e WFP për shëndetin e nënës dhe të fëmijës, dhe në janar mori pjesë në maratonën televizive të famozëve "Hope for Haiti" që mblodhi më shumë se $60 milionë në ndihmë të viktimave të tërmetit.

Aguilera e përshkoi punën e saj me WFP si një përvojë që ia ndryshon jetën dhe tha se planifikon të shkojë në Haiti shpejt: "Unë dua të shoh situatën atje dhe të ndihmoj në përhapjen e ushqimti. Dua të vizitioj jetimoret dhe shkollat e të përpiqem të jam ndihmën time."

Josette Sheeran, drejtore ekzekutive e WFP, tha se Aguilera ka një pasion dhe përkushtim ndaj fëmijëve të uritur çka "mund ta bëjnë atë një kampione të mrekullueshme në luftën kundër urisë".

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.