VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"IRON MAN 2" MBISUNDON KINEMANË BOTËRORE
E Djelë, 05.09.2010, 06:12pm (GMT1)

Voal-online -"Iron Man 2", vazhdimi i filmit hit të vitit 2008 me superhero, ku rolin kryesor e luan Robert Downey Jr. fitoi $133,6 milionë gjatë tri ditëve të para të daljes në kinematë e Amerikës Veriore, njoftoi të dielën (sot) shpërndarësi Paramount Pictures, duke arritur parashikimet e analistëve, por duke mos thyer rekord në industrinë kinematografike.

Disa studio rivale kishin menduar se filmi i Marvel Studios do të thyente rekordin e daljes në kinematë me $158 milionë, vendosur nga "The Dark Knught" më 2008. Dalja e "Iron Man" zë vendin Nr 5 në listën e të gjitha kohërave.

Pas daljes në shkallë ndërkombëtare këtë fundjavë për të përfituar nga periudha para Kupës Botërore të Futbollit që fillon muajin e ardhshëm, "Iron Man 2" ka fituar $194 milionë jashtë Amerikës. Japonia është i vetmi vend i rëndësishëm ku filmi ende nuk ka dalë. Atje do të dalë pas tri javësh.

Filmi, i cili ribashkon aktorin Downey me regjisorin Jon Favreau, kushtoi midis $170 milionë dhe $180 milionë. Downey luan Tony Stark, një perandor bukurosh armatimesh, i cili shfaqet si një desant ajror superhero. Mickey Rourke dhe Scarlett Johansson iu bashkuan trupës së aktorëve.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.