E Enjte, 03.28.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Sonte në Los Anxhelos zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar
E Djelë, 02.22.2009, 10:37am (GMT+1)

Voal-online Sonte në Los Anxhelos, në teatrin e famshëm Kodak, zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar për kinematografinë. Pavarësisht krizës ekonomike, si gjithnjë më herët, artistet nuk do të kursejnë asgjë për të pasur në trup diamante, vetëm se kësaj here parashikohet që asgjë të mos jetë e tepruar. Edhe këtë vit e gjithë vemendja do të

përqëndrohet në tapetin e kuq, aty ku aktorët shpalosin veshjet dhe gurët e çmuar.

Siç bën të ditur Zëri i Amerikës, pesë filma konkurojnë në kategorinë e filmit më të mirë të huaj. Katër nga pesë regjisorët e këtyre filmave dje u mblodhën në Los Anxhelos për të folur me gazetarët për filmat e tyre.

Filmi "The Baader Meinhof Complex" analizon një pjesë pak të njohur të historisë së Gjermanisë. Ai bën fjalë për grupin e majtë terrorist Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe që vepronte në vitet 70 dhe që u bë grupi më i frikshëm në vend, duke bombarduar godina qeveritare, grabitur banka dhe duke kryer rrëmbime.   

Një film që ka tërhequr vëmendjen e kritikës është "Walz with Bashir". Bëhet fjalë për një film vizatimor me një temë nga pushtimi izraelit i Libanit jugor. Filmi është një përpjekje e regjisorit Ari Folman, që në atë kohë ishte ushtar izraelit, për të rikrijuar rrjedhën e ngjarjeve, të cilat i janë zhdukur nga kujtesa.

"Mendoj se Izraeli u jep shumë rëndësi konkurseve ndërkombëtare. Ndoshta ka të bëjë me faktin që është vend i vogël kundër gjithë botës. Kështu bën gjithnjë që nga sporti e deri tek filmi". - thotë ai.

 "Revanche" vjen nga Austria dhe ka në qendër një histori dashurie të dhimbshme, me një ish-të dënuari vjenez dhe një prostitute ukrainase, që përfshihen në një plaçkitje banke.

Tek filmi "Klasa", kandidatura e sivjetshme franceze për Filmin më të mirë të huaj dhe fitues i Palmës së Artë në Kanë, regjisori  Laurent Cantet e kthen kamerën në një klasë shkolle dhe tmerri i nxënësve adoleshentë. Subjekti i vërtetë është mësuesi Marin, libri i të cilit është përdorur si bazë për filmin.

"Ishte befasuese që shumë fëmijë në Francë shkuan ta shikojnë filmin, megjithëse fëmijët preferojnë më shpesh të shohin filma aksioni. Mendoj se ata ishin të kënaqur dhe menduan se filmi i paraqiste me vërtetësi. Ky ishte reagimi më i rëndësishëm për mua". - thotë ai.

Filmi i pestë është "Departures" dhe vjen nga Japonia. Kur një violonçelist mbetet pa punëm shkon në qytetin e lindjes dhe gjen një punë të pazakontë dhe të frikshme.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Së shpejti martohen Rizë Uidhërspunë dhe Xheik Gylenhall (02.21.2009)
Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën (02.18.2009)
Salma Hajek dhe afaristi francez u martuan në Paris (02.16.2009)
Uill Smith më i pasuri i më të pasurve të Hollivudit (02.12.2009)
Në Londër u ndanë çmimet Befta, Oskari Britanik - "Milioneri" fitoi dy Befta, për regji dhe si filmi më i mirë (02.09.2009)
Xhinifer Guduin dëshiron t'i mbajë të fshehta SMS-et (02.08.2009)
Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat (02.07.2009)
Dencel Uashington përsëri më i adhuruari i amerikanëve (02.01.2009)
FILOZOFIA E PËRDITSHMËRISË SOT: OSE E BUKUR OSE VDIS?! (01.31.2009)
BULEVARDI I YJEVE - ALKIMIA QË JU MËSON SI LAVDIA TË BËHET PREJA JUAJ (01.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]