VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TETËDHJETË VITET E CLINT EASTWOOD: "HERONJTË NUK PLAKEN"

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
TETËDHJETË VITET E CLINT EASTWOOD: "HERONJTË NUK PLAKEN"
E Martë, 05.11.2010, 11:27am (GMT+1)

 

Aktori dhe regjisori i madh mbush tetëdhjetë më 31 maj. Dashuria për ekranin e madh, zgjedhja e roleve, lidhja me shtatë fëmijët dhe një kërkesë së shoqes: "Të lutem asnjë kremtim"

Më 31 maj legjenda e kinemasë amerikane i mbush 80 vjet. Një moshë kur shumë nga bashkëmoshtarët e tij kanë shkuar në pension qëkur, Clint Eastwood (Klint Istvud) - me dhjetë kandidatura për Oskar si aktor, regjisor e producent - nuk e ka aspak ndërmend të ndjekë shembullin e tyre. Regjisori i cili tashmë i ka çuar në shtëpi dy shtatore (një Oskar si regjisori i "Unforgoten" e tjetri për "The Million Dollar Baby") ende drejton nga një film në Vjeshtën e shkuar ka dalë në salla "Invictus", ndërsa "Hereafter" thriller supernatyral prapë me Matt Damon do të dalë për Krishtlindje, dhe është tashmë në fazën e paraprodhimit, të "Hoover", biografia e drejtorit kontrovers të FBI. Vetëm në dhjetë vitet e fundit Eastwood ka bërë regjinë e nëntë filmave, midis të cilëve "Mystic River", "The Million Dollar Baby", "Flags Of Our Fathers" e "Gran Torino."

PYETJE: Do ta kremtoni ditëlindjen më 31 maj?
CLINT EASTWOOD: "Prej kur i mbusha 70 ndodhën një mori gjërash dhe njëra prej tyre ishte se nuk kremtohen më ditëlindjet. Ia kam ndaluar sime shoqeje. Ia kam thënë fjalë për fjalë: "Të lutem, nuk dua festime." Nuk dua të hap një pako dhe të hiqem sikur ishte pikërisht ajo që e dëshiroja. Nuk dëshiroj asgjë. Më të shumtën një gotë verë."

PYETJE: Karriera jote mbush 55 vjet si aktor, e si regjisori keni filluar "pa i mbushur" 60 vjet. Cili është sekreti?
CLINT EASTWOOD: "Nganjëherë regjisorët nuk provojnë as të çimentohen me atë që mund t'i bënte të rriteshin edhe më. Nëse do të kthehesha nga Italia në vitet Gjashtëdhjetë për t'iu kushtuar vetëm filmave westernë, do të gjendesha shumë shpejt jashtë loje. Sekreti i jetëgjatësisë është një i vetëm: të ndryshosh, të ndryshosh vazhdimisht dhe të kërkosh gjithmonë gjëra të reja me të cilat të çimentohesh. Derisa të jem i kthjellët do t'i ofroj publikut atë që do të jetë e mundur, që është shumë më tepër se ia kam ofruar si regjisori kur isha 40, 50, 60 o 70 vjeç. Tani ndihem mirë në këtë rol." ruolo".

PYETJE: Keni frikë nga vdekja?
CLINT EASTWOOD: "Nuk besoj. Kam mësuar nga nëna ime se kur një gjë nuk të kënaq më, ka arritur momenti të kalosh tek një tjetër dhe të mos e vrasësh mendjen."

PYETJE: Pse keni dashur të bëni regjinë e Hereafter?
CLINT EASTWOOD: "Skenari ishte shumë i bukur. Bëhet fjalë për një thriller supernatyral shkruar nga Peter Morgan, i cili ka shkruar edhe "The Queen" e "Frost/Nixon". Tema është vendimtare. Pastaj duhen aktorë të mirë: unë i jap gjithmonë shumë rëndësi trupës së aktorëve. Nëse ke një skenar të mirë dhe një trupë të mirë, nuk ka forcë në botë që mund ta rrënojë filmin."

PYETJE: Filmi juaj i ardhshëm është një biografi për J. Edgar Hoover...
CLINT EASTWOOD: "Jam në atë fazë të jetës kur nuk dëshiron ta përsëritësh veten. Ndoshta po të isha i ri do të vetkënaqesha. Nuk i jam i prirur ndaj një gjinie të veçantë të filmit, siç isha ndoshta para 40 vjetësh..."

PYETJE: Punoni shumë ngutshëm...
CLINT EASTWOOD: "Nuk më pëlqen të bëj shumë prova dhe përsëritje xhirimesh. Më pëlqen të bëj regjinë siç ma kanë bërë më parë mua, pra unë përfytyroj si do të kisha dashur unë të interpretohej një skenë. Nëse nuk më pëlqen ashtu si synoj unë, i lë të tjerët të flasin dhe bie dakord me ata. Në asnjë rast nuk them: "Rri aty, përsëritit thëniet, madje le ta bëjmë 25 herë! Do të mykesha..."



PYETJE: Gjithmonë e keni bërë kështu regjinë?
CLINT EASTWOOD: "Jo, në realitet kam filluar kështu me "Unforgoten". I kërkova Gene Hackman-it të përsëriste një skenë ndërkohë që po vendosja makinën e xhirimit. Ai filloi dhe ishte aq i mrekullueshëm sa i thashë: "Ndal! Fillojmë menjëherë xhirimin." Nuk doja të shkonte dëm gjithë ajo freski, gjithë ajo natyrshmëri."

PYETJE: Cila atmosferë ndihet në sheshet tuaja të xhirimit?
CLINT EASTWOOD: "Më pëlqen të mbretërojë gjithmonë qetësia. Ndihmësregjisorët punojnë me kufje dhe me vesh, kështu aktorët nuk nervozohen. Nuk ua them as fjalën magjike "Aksion!". Iu them vetëm: "Sa të jeni gati, filloni."

PYETJE: Jeni penduar ndonjëherë që nuk keni pranuar rolin e James Bond kur Sean Connery nuk deshi ta interpretonte më?
CLINT EASTWOOD: "Jo. Mendoja që 007 duhej të ishte britanik. Jam me prejardhje britanike, por nuk është e njëjta gjë. Mbi të gjitha, nuk ishte tamam roli për të cilin kisha dobësi."

PYETJE: Si ka ndryshuar sipas jush industria e kinemasë?
CLINT EASTWOOD: "Të gjithë e kanë mendjen tek një gjë e vetme: fitimet e javës së parë të daljes së filmit. Janë të mbytur nga ideja për të qenë ata që fitojnë më shumë. Kush e çan kokën për gjëra të tilla!"

PYETJE: Nuk të shqetësojnë fitimet?
CLINT EASTWOOD: "Aspak. Dua të xhiroj histori që më pëlqejnë. Nëse do të kenë një publik, mirë. Por sigurisht që nuk shqetësohem: secili është i lirë të çmojë atë që dëshiron."

PYETJE: Mendoni se jeni bërë më i qetë me kalimin e kohës?
CLINT EASTWOOD: "Jam më i durueshëm. Mendoj se varet nga fakti se kam pasur shumë fëmijë, por edhe pleqëria i bën njerëzit më të qetë. Gjërat e vogla nuk janë më aq të rëndësishme si dikur, dhe nuk e çan kokën më për çikërrima."

PYETJE: Ju keni shtatë fëmijë (nga pesë gra të ndryshme) e midis të parti dhe të fundit, i cili është 13 vjeç, janë 33 vjet ndryshim. Si ndidhesh duke qenë një baba plak?

CLINT EASTWOOD: "Të qenët baballarë në moshën time është një ndjesi e mrekullueshme. Edhe pse kam punuar gjithmonë nuk i kam lënë pas dore kurrë fëmijët e mi. Shkoj në çdo ndeshje futbolli me tim bir, dhe e di që jam paksa qesharak, sepse të gjithë baballarët janë shumë më të rinj se unë. Por është diçka zbavitëse...Në moshën time vlerësohen gjërat shumë më tepër."

PYETJE: Me çfarë merreni kur nuk punoni?
CLINT EASTWOOD: "Më pëlqen t'i bëj gjërat ngeshëm. Luaj golf pothuajse përditë dhe më pëlqen të pi birrë Budweiser. Por gjëja më e bukur është se më pëlqen ende të punoj. Besoj se kjo gjë më mban të ri: ta vësh gjithmonë trurin mirë në funksionim."

PYETJE: Pas "Gran Torino" ju keni thënë se do të riktheni të aktroni. A mendoni ende kështu?
CLINT EASTWOOD: "Epo, nuk kam shumë skenare që parashikojnë aktorë tetëdhjetëvjeçarë! Mbi të gjitha jam tepër i përfshirë në regjinë sa të gjej kohë për të interpretuar ndonjë rol në filmat. Vendi im tani është pas makinës së xhirimit. Nuk do të doja të isha si ata boksierë që vazhdojnë të rrinë në ring edhe kur nuk janë në formën më të mirë për t'u ndeshur."

PYETJE: Si do t'ju pëlqenit të mbaheshit mend?
CLINT EASTWOOD: "Pjesa më e madhe e njerëzve, nëse do të më mbajë mend fare, do të mendojë për mua si një "action hero". E kjo më pëlqen. Nuk ka asgjë të keqe në këtë. Ka edhe disa të tjerë që do të më mbajnë mend për film të tjerë: për ata ku kam parapëlqyer të bëj ndonjë sfidë. Ose së paku më pëlqen ta mendoj."/Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"IRON MAN 2" MBISUNDON KINEMANË BOTËRORE (05.09.2010)
CHRISTINA AGUILERA EMËROHET AMBASADORE KUNDËR URISË (05.08.2010)
JENNIFER LOPEZ ME PLOT DËSHIRË DO TË LUANTE NË NJË FILM ME ISH TË FEJUARIN BEN AFFLECK (05.05.2010)
TOM CRUISE DHE CAMERON DIAZ DO TË BËJNË PREZANTIME NË MTV MOVIE AWARDS (05.04.2010)
RACHEL E KATE PËR JACKIE KENNEDY (04.30.2010)
SANDRA BULLOCK ËSHTË DIVORCUAR DHE KA ADOPTUAR NJË FËMIJË (04.28.2010)
JENNIFER LOPEZ SI MARILYN MONROE (04.26.2010)
ËSHTË GJETUR FILMI KU LUAJNË BASHKË JAMES DEAN DHE RONALD REAGAN (04.24.2010)
Brooke Shields, një jetë në xhirim: "Por çfarë gëzimi është familja" (04.21.2010)
LARS VON TRIER E KA MENDJEN TEK KIRSTEN DUNST (04.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]