VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"DEKRETI" I VICTORIA'S SECRET: JA FEMRAT E PARAPËLQYERA TË SAJ
E Premte, 05.14.2010, 07:50am (GMT1)

Christina Hendrix është zgjedhur për format trupore më të bukura

Voal-online -Për të pestin vit radhazi, Victoria's Secret, marka ekskluzive e veshjeve amerikane, bën klasifikimin e femrave të parapëlqyera prej saj. Kësaj here jurinë e ka ndihmuar edhe publiku nëpërmjet Facebook. Një klasifikim kushtuar bukurosheve të Hollywood-it dhe sferave të tjera më të popullarizuara të planetit, ndarë në kategori origjinale: nga atletja më tunduese, në këtë rast skiatorja bjonde Lindsay Vonn, tek guzhinierja më e shijshme, ish zonja Rushdie Padma Lakshmi; nga buzët më spektakolare, ato të Scarlett Johansson, deri te komiket më joshëse. Për të festuar fitueset, midis të cilave Miranda Kerr, Doutzen Kroes e Candice Swanepoel, Victoria's Secret do të japin një pritje në Los Anxhelos. Këtu do të japim disa nga personazhet fituese femërore të firmës së famshme amerikane.

Lindsay Vonn është zgjedhur si atletja më e bukur

Scarlett Johansson është zgjedhur për buzët më të bukura

 

Amber Heard është zgjedhur si zbulim i vitit

 

Kate Perry është zgjedhur si këngëtarja më e bukur

 

Taylor Swifft është zgjedhur për flokët më të bukur

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.