VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Triumfojnë Slumdog Millionaire, Kejt Uinslet dhe Shon Pen

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Triumfojnë Slumdog Millionaire, Kejt Uinslet dhe Shon Pen
E Hënë, 02.23.2009, 08:28am (GMT+1)

Voal-online - "Slumdog Millionaire" (Rrugaçi milioner) rrëmbeu mbrëmë tetë Oskarë, përfshirë çmimin për filmin më të mirë. Mes fituesve të këtij filmi janë Briton Danny Boyle, shpallur regjisori më i mirë për  subjektin e errët, por, më në fund shpresëplotë rreth një djali të varfër indian që konkuron për dashuri dhe para në një lojë televizive, si dhe skenaristi Simon Beaufoy, i cili fitoi në kategorinë e skenarit të përshtatur. "Slumdog Millionaire" fitoi Oskarë edhe për kinematografinë më të mirë, për miksazhin e zërave, për montazhin e filmit, për partiturën më të mirë origjinale kompozuar nga A.R. Rahman dhe për këngën më të mirë, "Jai Ho", realizuar nga Rahman dhe Gulzar. Vetëm shtatë filma të tjerë në historinë 81 vjeçare të oskarëve kanë fituar tetë ose më shumë çmime akademike (Oskar). Filmuar në Mumbai (Bombei), filmi ishte vënë në pikëpyetje në njëfarë kohe, kur ia ndërpreu financimin studioja Warner Independent Pictures, një filiale e gjigantit Warner Bros. Fox Searchlight Pictures vuri në pikëpyetje edhe daljen e filmit në kinema, çka u bë e mundur në nëntor.

Kate Winslet u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj të ri krejt të ndryshëm prej të tjerëve, si një ish gardiane naziste burgjesh, e cila u përfshi në një aferë dashurie me një djalosh adoleshent, në filmin "The Reader" (Kalorësi). Aktorja nuk i mbante dot lotët tek merrte shtatoren e vogël të Oskarit dhe kujtonte veten fëmijë duke ëndërruar marrjen e çmimit Oskar.

Sean Penn, njohur për role të vrazhda si në "Mystic River", mori çmimin e dytë Oskar, këtë herë për rolin e Harvey Milk në filmin "Milk". "Unë nuk e prisja këtë dhe është shumë e qartë për mua sa të vështirë e keni pasur të më vlerësoni, shpesh," tha ai. "Më ka prekur vlerësimi juaj." Çmime të tjera shkuan tek Penelope Cruz që bëhet aktorja e parë spanjolle të fitojë një Academy Award. Ajo fitoi për rolin jokryesor në "Vicky Cristina Barcelona". Heath Ledger u vlerësua pas vdekjes si aktori më i mirë në rol jokryesor si The Joker në filmin e serialit Batman, "The Dark Knight". Çmimi për Ledger, që vdiq vitin e shkuar për mbidozë dorgash, ngriti në këmbë të pranishmit në sallë. Ai është aktori i dytë pas Peter Finch që fiton pas vdekjes. Shtatoren e mori babai i tij, Kim Ledger, motra Kate dhe nëna Sally Bell.

Dustin Lance Black fitoi për skenarin më të mirë origjinal për "Milk" dhe "Wall-E" ku flet për një robot të së ardhmes i cili gjen dashurinë në një Tokë të ndotur, shpallur filmi më i mirë animativ. "The Curious Case of Benjamin Button" mori dy çmime për kamerën më të mirë dhe për makeup, "The Duchess" fitoi për dizajnin më të mirët ë kostumeve. "Man on Wire" për një akrobat litari që guxoi të ecë midis Twin Towers të Nju Jorkut u shpall dokumentari më i mirë. Ndër filmat e huaj, për befasi filmi japonez "Departures" mundi favoritin izraelit "Waltz With Bashir".


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sonte në Los Anxhelos zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar (02.22.2009)
Së shpejti martohen Rizë Uidhërspunë dhe Xheik Gylenhall (02.21.2009)
Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën (02.18.2009)
Salma Hajek dhe afaristi francez u martuan në Paris (02.16.2009)
Uill Smith më i pasuri i më të pasurve të Hollivudit (02.12.2009)
Në Londër u ndanë çmimet Befta, Oskari Britanik - "Milioneri" fitoi dy Befta, për regji dhe si filmi më i mirë (02.09.2009)
Xhinifer Guduin dëshiron t'i mbajë të fshehta SMS-et (02.08.2009)
Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat (02.07.2009)
Dencel Uashington përsëri më i adhuruari i amerikanëve (02.01.2009)
FILOZOFIA E PËRDITSHMËRISË SOT: OSE E BUKUR OSE VDIS?! (01.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]