VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOHN TRAVOLTA DHE KELLY PRESTON PRESIN FËMIJË!
E Mërkurë, 05.19.2010, 08:51am (GMT1)

Voal-online -John Travolta dhe Kelly Preston, të cilët e kanë përjetuar tragjedinë e humbjes së djalit, mund të shpallin tani lajmin e tyre më të mirë të shumë viteve.

Preston, 47 vjeçe, është shtatzënë, ia bëri të ditur familja revistës People.

"Nuk është e mundur ta mbajmë një sekret...sidomos kur ai është aq i mrekullueshëm si ky", thanë ata në një deklaratë. "Ne duam të jemi të parët të ndajmë së bashku me të gjithë këtë lajm të mrekullueshëm se ne jemi duke pritur një shtim të ri të familjes sonë. Me dashur, John, Kelly dhe Ella."

Travolta, 56 vjeç, dhe Preston janë gjithashtu prindër të Ella Bleu, 10 vjeçe. Djali i tyre 16 vjeçar, Jett, vdiq nga një krizë e papritur në janar 2009.

Familja e ka publikuar lajmin mbrëmë edhe në faqen e Travoltës dhe të Prestonit në Intenet.

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.