VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JESSE JAMES THOTË SE FALË FOSHNJES LOUIS AI DHE SANDRA BULLOCK JANË AFRUAR
E Mërkurë, 05.26.2010, 07:33am (GMT1)

Voal-online -Jesse James thotë se ai dhe Sandra Bullock po ndihen më afër në martesën e tyre, falë foshnjës së tyre Louis, duke parandaluar rrokullimën e gjithçkaje pas zbulimit të tradhtive të tij bashkëshortore.

"Ta shohësh atë në rolin e nënës është gjëja më e mrekullueshme që mund të kem parë në jetë," tha perandori i motoçikletave për emisionin Nightline të televizionit ABC, në një intervistë të së martës (dje). "Ajo është si peshku në ujë...Sapo ajo e merr foshnjën në krahët e saj, është automatike dhe magjepsëse."

Ai shton: "Unë gjeta një besim të ri për të, sikur e dija se ajo nuk kishte ndërmend të largohej, dhe marrëdhëniet tona lulëzuan."

James, 41 vjeç, dhe Bullock, 45, gjatë Krishtlindjeve gjetën mundësinë e adoptimit dhe prej atëherë janë marrë me procedurat, ata e mirseardhën Louinë, lindur në New Orleans, në ditën e Vitit të Ri. Në mars përfundimisht skandali i James shpërtheu.

James tha se tek shihte ballinën e revistës People të prillit ku e shoqja e larguar prej tij mbante në krahë djalin e tyre të adoptuar ishte një kujtesë e trishtë se ai mungonte në jetën e fëmijës. "Më trishtoi kjo gjë, por e kuptova se gjërat kishin shkuar ashtu si kishin shkuar," thotë ai, duke theksuar se agjencitë e adoptimeve mund të jenë kritike ndaj tij si baba në dritën e ngjarjeve të fundit.

I pyetur pse adoptuan një fëmijë zezak, James tha se ai "nuk e çante kokën për ngjyrën" e foshnjës. "I vetmi synim ishte adoptimi një fëmijë: një fëmije që ka nevojë për ne më së shumti".

Bullock ishte tashmë njerkë e tre fëmijëve të James, vajzave Chandler dhe Sunny si dhe djalit Jesse Junior. (http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.