VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARIAH CAREY BEFAS HEQ DORË NGA FILMI
E Enjte, 05.27.2010, 05:46pm (GMT1)

I nxit kështu zërat për shtatzaninë

Voal-online -Mariah Carey (Maraja Keri) hoqi dorë këtë javë nga roli i saj në filmin e ri te¨Tyler Perri-t, duke nxitur spekullimet e reja për shtatzaninë e aktores dhe këngëtares.

Carey, e cila fitoi vlerësime për rolin e saj në filmin Precious, pritej të luante në përshtatjen e dramës së vitit 1975 të atorit Ntozake Shange "For Colored Girls Who Have Considered Suicide When the Rainbow is Enuf". Xhirimet do të fillonin muajin e ardhshëm.

Por këto ditë ajo u tërhoq menjëherë nga projekti.

"Unë nuk kam lirinë ta diskutoj jetën e saj personale në këtë kohë," tha zëdhënësja e saj, Cindi Berger, duke mos pranuar të japë sqarime për Carey, 41 vjeçar, e cila kohët e fundit festoi dyvjetorin e martesës me Nick Cannon.

I përballur me zërat për shtatzaninë e së shoqes, Cannon, 29 vjeç, e ka bërë të qartë se çifti dëshiron të ketë fëmijë. "Ne kemi ndërmend të bëhemi me fëmijë, dhe kur të vijë puna ne do t'ju njoftojmë të gjithëve," tha ai vitin e shkuar. "Por tani për tani ne jemi duke përjetuar kënaqësinë e martesës së re." (http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.