VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LOURDES, BIJA E MADONËS, NË BALLINË PËR HERË TË PARË
E Martë, 06.08.2010, 10:45am (GMT1)

Voal-online -Ky numër i botimit evropian të revistës Quality natyrisht nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen: në ballinë, për herë të parë, shfaqet Lourdes Ciccone (Lurdes Çikone), fëmija e parë e këngëtares Madonna. Një vajzë që sapo ka mbushur trembëdhjetë vjet, shndërruar tashmë në prani të rëndësishme të industrisë artistike (showbiznesit): kohët e fundit është parë shpesh në paserela duke sfiluar, ashtu si dhe në qilimat e kuq, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave.

Aq e vërtetë është kjo, sa flitet për një kalim të vëmendjes nga e ëma tek e bija, madje edhe për xhelozi të popstares për rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të Lourdes.

Kjo rritje është kurorëzuar tashmë në njëfarë mënyre edhe nga kjo ballinë. Ndonëse edhe shumë blogë të mirinformuar, si ai i Perez Hiltonit, i shtojnë dyshimet për faktin e një "pozimi" që ka bërë bija e artit ende në moshë mjaft të njomë.

Ka mundësi që të jetë një fotografi e bërë më herët dhe tani, e trukuar, vihet në ballinën e revistës.

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.