VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A DO TË ISHTE KLEOPATRA MË E MIRË ANGELINA JOLIE?
E Premte, 06.11.2010, 06:58pm (GMT1)

Nga e majta në të djathtë sipas akrepit të orës: Beyoncé; Thandie Newton; Angelina Jolie; Natalie Portman

Voal-online -Angelina Jolie ka mbathur shumë këpucë në karrierën e saj, por a mund të ecë ajo si një egjiptiane?

Le të shpresojmë kështu: Bukuroshja e famshme është një nga më të parapëlqyerat e producentit të filmit Queen of the Nile. Producenti fitues i çmimit Oskar, Scott Rudin, ka blerë të drejtën e biografisë Cleopatra, a Life, bën të ditur gazeta USA Today. Zyra e Rudin konfirmoi për gazetën se filmi "është duke u projektuar për Angelina Jolie-n".

Por a mund të konkurojë Jolie me Elizabeth Taylor, e cila e portretizoi mbretëreshën magjepsëse egjiptian më 1963? Autori i biografisë Cleopatra, a Life, Stacy Schiff, mendon kështu: "Fizikisht Jolie është përkryer."

Përderisa ende nuk është marrë një mendim, revista People iu kërkon mendime lexuesve të saj se kush është më e mira nga katër kandidatet: Beyoncé; Thandie Newton; Angelina Jolie; apo Natalie Portman?

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.