E Premte, 03.29.2024, 08:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Lindsi Lohan duhet ta rifitojë peshën e humbur
E Shtunë, 02.28.2009, 04:03pm (GMT+1)

Voal-online Njerëzit e saj janë të shqetësuar dhe dyshues: Familja e qeflijes së ahengjeve

Lindsay Lohan i lutet asaj të hajë normalisht. Nënë Dina dhe motra 15-vjeçare Ali dëshirojnë që Lohan të kthehet te ato në shtëpi në Long Island, New York, sepse vetëm kështu ato do të jenë të sigurta se 22-vjeçarja do të kthehet në rrugën e duhur. Një mik i ngushtë i familjes sqaron arsyen që qëndron prapa kësaj dëshire: "Kështu Dina dhe Ali mund të përkujdesen për të, në mënyrë që ajo të mos lërë pa ngrënë asnjë vakt të ditës." Edhe ai mendon se kjo mënyrë ia vlen: "Do të ishte më e mira për të. Ne dimë se arsyeja e mungesës së oreksit dhe e humbjes së peshës është stresi." Muajt e fundit aktorja është gjithnjë e më e dobësuar dhe kjo duket se nuk ka të ndalur. Ajo, megjithatë, nuk dëshiron ta braktisë Los Anxhelosin e saj pa mikeshën e saj  Diane Samantha Ronson. Miku i familjes e di arsyen edhe për këtë: "Ajo nuk dëshiron të mbetet vetëm pa Samantën, sepse pa të nuk e ndjen veten të sigurt." Humbja e oreksit për aktoren skandaloze është shndërruar në një problem jete a vdekje. Miku i familjes vazhdon ta trajtojë këtë temë dhe të flasë për përpjekjet që bën familja për ta detyruar Lohan të hajë: "Një kohë asaj i blente Ali piza, çipsa, e tjera, çfarë ajo mendonte se i pëlqejnë së motrës. Por ajo iu hidhte një sy shtrembër, merrte ndonjë sosh dhe nuk vazhdonte më gjatë." Lohan nuk bënte asnjë përpjekje për ta ndihmuar veten. Edhe babai Michael dëshiron që bija të dëgjojë familjen dhe të kthehet në gjirin e saj. Të gjithë këmbëngulin: "Ha, të lutem." Prej vitit 2005 Lindsay Lohan gjithnjë e më shumë e rëndon situatën e saj, duke e shndërruar në alarmante për familjen, miqtë dhe adhuruesit e saj.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Triumfojnë Slumdog Millionaire, Kejt Uinslet dhe Shon Pen (02.23.2009)
Sonte në Los Anxhelos zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar (02.22.2009)
Së shpejti martohen Rizë Uidhërspunë dhe Xheik Gylenhall (02.21.2009)
Julia Roberts dëshiron të gatuajë për Barak Obamën (02.18.2009)
Salma Hajek dhe afaristi francez u martuan në Paris (02.16.2009)
Uill Smith më i pasuri i më të pasurve të Hollivudit (02.12.2009)
Në Londër u ndanë çmimet Befta, Oskari Britanik - "Milioneri" fitoi dy Befta, për regji dhe si filmi më i mirë (02.09.2009)
Xhinifer Guduin dëshiron t'i mbajë të fshehta SMS-et (02.08.2009)
Bekstritbojsi Nik Karter i kthyer nga buza e varrit ku e çuan drogat (02.07.2009)
Dencel Uashington përsëri më i adhuruari i amerikanëve (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]