VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATIKANI BEKON FILMIN THE BLUES BROTHERS
E Shtunë, 06.19.2010, 09:30pm (GMT1)

Voal-online -Jake dhe Elwood, personazhet tejet të adhuruara të luajtura prej John Belushit dhe Dan Aykroydit në filmin klasik të vitit 1980 The Blues Brothers (Vëllezërit Bluz), kanë marrë më në fund njohjen nga Vatikani për "Misionin nga Zotit".

Për ta shënuar 30 vjetorin e filmit, i cili u bë një kult klasik dhe përhapi modën me kapela të zeza dhe syze të errëta nëpër festat party, gazeta e Vatikanit ia kushtoi filmit një faqe të tërë me jo më pak se tre artikuj.

Një nga artikujt thotë se "nuk ka mungesë faktesh" që The Blues Brothers të mos konsiderohet "një film katolik".

Artikulli thekson se lirimi i Jake prej burgu dhe përkuhtimit i tij dhe Elwood për të ribashkuar grupin e tyre dhe për të mbledhur para për ta shpëtuar një jetimore që ajo të mos mbyllet ka paralele me historitë e Biblës me djalin plangprishës.

Jake dhe Elwood - të cilën thonë se janë në "mision nga Zoti" për të mbledhur para që te¨paguhet fatura e taksave e jetimores - dhe anëtarët e grupit janë simmbole të "shpërblesës së arritur me sakrificë".

Gazeta gjithashtu thotë se në film ka plot raste ku përmenden personazhe katolike apo morali katolik si murgesha Mary Stigmata, të cilën ata e quajnë "Pinguinia".

Elwood madje humb rastin për të kaluar një natë me një femër të luajtur nga Twiggy për shkak se është i përkushtuar ndaj misionit, shkruan gazeta.

"Ky është një film i paharrueshëm, dhe duke gjykuar nga faktet, një film katolik,"shkruan më tej gazeta./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.