VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rokeri i U2 kërkon të përjetësohet në film nga Brad Piti
E Martë, 03.03.2009, 10:00am (GMT1)

Voal-online Anëtari i grupit të rokerëve U2, do të donte të përjetësohej në një film për grupin nga bukuroshi i Hollivudit, Brad Pitt. The Edge, kitarristi i grupit me famë botërore, e gjen Brad Pitt-in si më të përkryerin për të mishëruar atë artistikisht, nëse do të bëhej ndonjë film për grupin U2. Artisti 47 vjeçar thotë për këtë: "Ne do të donim një pasqyrim realist të jetës dhe të veprimtarisë sonë. Natyrisht, nuk do të donim që të na mishëronte dokushdo, për shembull mua do të duhej të më mishëronte Brad Pitt. Askush tjetër në Hollywood nuk mund ta bënte këtë gjë." Edhe vetë lideri i grupit, Bono, e ka shfaqur këtë dëshirë botërisht: Personazhin e tij në një film mund ta luajë vetëm një fitues i çmimit Oskar. Duke folur me radiomoderatorin britanik Christian O'Connell ai thoshte: "Natyrisht, do të doja të jem në qendër të një filmi. Mundësisht të ishte një aktor irlandez. Daniel Day Lewis mund të luante rolin tim." Por tani për tani grupi është i përqëndruar në suksesin e krijimtarisë. Ata sapo kanë nxjerrë albumin më të ri: "No Line on the Horizon". Bono (48 vjeç) beson se grupi që ka në radhët e tij një tamburist si Larry Mullen Jr. dhe një bassist si Adam Clayton do të arrijnë çdo sfidë ta kalojnë për mrekulli.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.