VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKTORI ORLANDO BLOOM DO TË MARTOHET ME MODELEN AUSTRALIANE MIRANDA KERR
E Enjte, 06.24.2010, 02:20pm (GMT1)

Voal-online -Supermodelja australiane Miranda Kerr do të martohet me burrin më të bukur të Hollywoodit, Orlando Bloom, bëri të ditur zëdhënësi i çiftit për mediat.

Kerr, 27 vjeçe, e cila mori famë ndërkombëtare si modele e prodhimeve të linjës Victoria's Secret, dhe Bloom, 33 vjeçar, yll i filmave "Pirates of Caribbran" dhe "The Lord of The Rings", filluan dashurinë në vitin 2007 dhe i kanë mohuar sistematikisht zërat se ata po shkojnë drejt martesës.

Por zëdhënësi i Bloom tha për emisionin Entertainment Tonight se kësaj here lajmet janë të vërteta. "Ata janë fejuar," tha zëdhënësi.

Zëdhënësi i Kerrit Carlii Lyon tha për revistën People se të dyja familjet ishin tejet të gëzuara për martesën e pritur.

Majin e këtij viti Kerr u rendit në vendin e nëntë të 10 Modeleve më Fitimprurëse nga revista Forbes, pasi ajo fitoi $4 milionë 12 muajt e fundit. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.