VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A DO T'I THËRRASË MARYL STREEP 'MAMI' TINA FEY-t?
E Shtunë, 07.17.2010, 06:53am (GMT1)

Voal-online -Adhuruesit (fansat) e aktoreve Meryl Streep dhe Tina Fey le të jenë më në fund të kënaqur: një bashkëpunim në një film të ri për ekranin e madh mes fitueses së çmimeve Oscar dhe Emmy mund të jetë tashmë në horizont.

Kush është truri i këtij projekti? Partneri i Streep në filmat The Devil Wears Prada dhe Julie & Julia, Stanley Tucci, i cili do të jetë regjisor i komedisë nënë-bijë me titull Momy & Me, sipas Los Angeles Times.

Projekti, të cilin Tucci gjithashtu do ta prodhojë, është në fazat e tij fillestare - nuk ka ende skenar dhe nuk ka ende autorë skenari - por paketa është vërtitur nga njëra studio në tjetrën dhe disa prej tyre kanë treguar kujdes, iu thanë burimet gazetave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Fey, e cila dikur tha për revistën Entertainment Weekly se gjithmonë kishte ëndërruar të luante me Streep, do të arrijë atë që ka dëshiruar. E vetmja pikëpyetje? Aktorja yll e serialit 30 Rock i ka thënë revistës se ajo dëshiron të jetë në film nëna e Meryl Streep./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.