VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Britni Spiërs iu bëri vizizë 40 fëmijëve të sëmurë në Maiemi
E Djelë, 03.08.2009, 04:05pm (GMT1)

Voal-online Pasi turi i saj Circus Tour zbriti në Miami, Britney Spears mendoi të shfaqë anën e saj të mirëfilltë njerëzore, duke iu kushtuar një çështjeje me vlerë. Këngëtarja yll e muzikës pop ua bëri një vizitë 40 fëmijëve të sëmurë në Miami Children's Hospital të shtunën. "Ajo bëri fotografi me fëmijët e u dha atyre fotografi me autografët e saj," tha zëdhënësja e spitalit Cristene Martinez për revistën People. "Fëmijët janë tejet të hareshëm nga takimi që patën me Britney Spears, ky takim do të mbetet i paharrueshëm në jetën e tyre." Britney gjithashtu bëri një dhurim për programin Big Apple Circus Clown Care, i cili ka në qendër shfaqje të klounëve, të cilët kanë formim profesional mjekësor për të takuar fëmijët me rekomandim të mjekëve, bazuar në kritere të mirëfillta shkencore, si dhe për të dhënë shfaqje të veçanta në spitalin e fëmijëve. Spears, 27 vjeçe, e cila nuk i ka marrë fëmijët e saj me vete gjatë turit, qëndroi në spital për një gjysmë ore, pastaj u largua bashkë me bodigardin e saj për t'u përgatitur për koncertin që do të jepte në America Airlines Arena.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.