VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORBES: SANDRA BULLOCK MË E PAGUARA NË HOLLYWOOD
E Enjte, 08.05.2010, 08:18am (GMT1)

Voal-online -Pavarësisht tradhtive, divorcit dhe ngjarjeve të rënda familjare, Sandra Bullock (Sandra Bullok) konfirmohet gruaja e vitit. Ashtu si çmimi Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për "The Blinde Side" (Ana e verbër) është hera e parë edhe kryesimi i klasifikimit të revistës Forbes si aktorja më e paguar e vitit 2010 me plot 56 milionë dollarë të fituar.

E pason me 32 milionë dollarë bjondja Reese Witherspoon, e fill pas saj bjondja tjetër Cameron Diaz, e forcuar nga seritë e "Shrek" dhe filmi në dalje me Tom Cruise "Knight & Day" (Kalorësi dhe dita).

Në klasifikim hyjnë edhe Jennifer Aniston me 27 milionë të fituar më 2010, Sarah Jessica Parker, me 25 milionë, dhe ish mbretëresha e klasifikimeve Forbes, Julia Roberts, në një 2010 që e ka parë atë në skenat e filmit "Eat Pray Love" (Ha, lutu, dashuro), ndalet tek shifra 20 milionë dollarë./Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it)

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.