VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Klaudia Shifer është besnike ndaj kolegeve të veta
E Martë, 03.10.2009, 09:52am (GMT1)

Voal-online - Kjo është miqësi e vërtetë. E bukura Claudia Schiffer nuk pranon të punojë me dizajner të cilët dikur kanë punuar me mikesha të saj modele. Ikona gjermane e modës, e cila në vitet 1990 ishte mbretëreshë e paserelave, është e njohur për besnikërinë ndaj kolegeve, me të cilat ka bërë karrierë në të njëjtën kohë. Ajo thotë për këtë: "Po, kemi të bëjmë me konkurencë, ndoshta më shumë se kudo, por gjithmonë duhet të kemi parasysh përkrahjen dhe mirëkuptimin ndaj njëra tjetrës. Ne kemi pasur gjithmonë një ligj të pashkruar : të mos punojmë me dizajner të cilët janë sjell keq me kolege të tjera." Bukuroshja 38 vjeçare nuk do që t'ia dijë ndopak për moshën. Ajo mendon se përkujdesjet kozmetike të mbajnë të freskët vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Lidhur me përdorimin e botoksit (botox) si mjet që shmang rrudhat, ajo thotë: "Ai është helm për lëkurën time dhe askush nuk e di sa gjatë mund të shkojnë pasojat e tij. Unë kam frikë shumë më tepër nga gjëra të tilla se nga mosha apo çdo gjë tjetër. Të gjitha mikeshat e mia janë pothuaj në një moshë me mua dhe duam së bashku të plakemi. Ne flasim gjithmonë për këtë, por mua asnjëherë nuk më shqetëson mosha." Por bukuroshja bjondinë pranon të bëjë prova të pafundme për të reklamuar sa më mirë prodhimet kozmetike për të cilat paguhet. Në një intervistë për revistën Vogue ajo thotë: "Unë kam bërë gjithmonë stërvitje fizike për të ruajtur formën fizike, por ato janë i vetmi ilaç për të ruajtur freskinë."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.