VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRUPË HOLLIVUDIANE PËR RAPIN ANTIDHUNË EMINEM-RIHANNA
E Hënë, 08.09.2010, 09:32am (GMT1)

Voal-online -Po të kishte qenë film, do të ishte një trupë e përkryer hollivudiane nga çdo pikëpamje. Është videoja e këngës 'Love The Way You Lie' (E dashuroj mënyrën si gënjen ti), të çiftit Rihanna Eminem. Ajo ka protagonistë aktoren Megan Fox dhe aktorin Dominic Monaghan.

E para është një yll i ri në kinemanë amerikane, rrethuar me nderimet e kronikave për filmin Transformers. I dyti ishte një Hobbit i Zotërisë së Unazave dhe është afirmuar si aktor në ekranin e vogëm me filmat Lost dhe Flash Forward.

Tema e këngës është dhuna shtëpiake: një dramë për shumë gra, jo e fundmja vetë Rihanna, rrahur në vitin 2009 nga i fejuari i saj Chris Brown.

Këngëtarja prej atij çasti është përkushtuar në ndalimin e kësaj plage sociale dhe tani, me rapin e Eminemit dhe me dhunën e fjalëve të tij ("nëse më lë, e djeg shtëpinë"), mesazhi është duke arritur në një platé edhe më të madhe: videoja është në fakt në krye të klasifikimeve në SHBA./Elida Buçpapaj

(http:/www.repubblica.it)

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.