VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BETEJË GJYQËSORE PËR HIRIN E MARLON BRANDOS
E Martë, 08.10.2010, 09:10am (GMT1)

Voal-online -Nuk arrin të pushojë në paqe Marlon Brando: divi i aq shumë filmave të paharrueshëm - vdekur në korrik 2004, pasi i kishte kaluar vitet e fundit në vetmi, mbipeshë dhe dhimbje familjare - është në fakt në qendër të një beteje gjyqësore për zotërimin e hirit të tij.

Hirin e aktorit e ka një grua e quajtur Donna Lopez Geon, e cila ishte e dashura e të birit të tij Christian Brando, dhe e cila mori në pronëse hirin para dy vjetësh, kur Christian vdiste (pasi kishte kaluar një proces për vrasje).

Por tani me këtë çështje po merret e ëma e Christian, Anna Kashfi, e cila u divorcua nga i shoqi superyll më 1959. Dhe e cilat duket se është e vendosur t'i ketë mbetjet e tij mortore, në cilësinë e ekzekutores testamentare të të birit: për këtë, siç njofton uebsajti TMZ, ka paraqitur ankim në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit./Elida Buçpapaj

 

 

 

 

 

 

 

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.