VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUSTIN BIEBER THOTË SE KIM KARDASHIAN ËSHTË "TEJET E HATASHME"
E Premte, 08.13.2010, 03:10pm (GMT1)

Voal-online -Dy të sapodashuruarit më të rinj në Hollywood? Justin Bieber dhe Kim Kardashian.

Pasi ishin bashkë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë dhe ishin sheqer e mjaltë gjatë një seance fotografish për modën e lartë, këngëtari adoleshent dhe aktorja yll e reality shows janë gjithë kohën bashkë e nuk mund t'i gjesh ndarë.

"Unë e kam atë në BlackBerry Messenger dhe ne gjithë kohën bisedojmë," tha këngëtari 16 vjeçar në emisionin Acces Hollywood këto ditë, në prag të një koncerti bamirësie në Nashville.

Duke e quajtur aktoren tejet të hatashme, Bieber tha se nuk mund të merret me mend sa me fat ka qenë që punon me të.

"Ajo është vërtet shumë e bukur, prandaj dua të them... çdo 16 vjeçar do të ishte i lumtur të bënte një seancë fotografish me të," tha ai.

Bieber tha më tej për aktoren 29 vjeçare: "Përveçse është tejet e hatashme, ajo është vërtet një njeri i mrekullueshëm."/Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.