VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HILARI DUFF DHE MIKE COMRIE U MARTUAN
E Djelë, 08.15.2010, 10:49am (GMT1)

Voal-online -Mike Comrie dhe Hilary Duff (Hillari Daf) janë tani zyrtarisht burrë e grua.

Aktorja 22 vjeçare dhe lojtari kanadez i hokejit, 29 vjeç, janë martuar të shtunën (dje) gjatë një ceremonie intime në Santa Barbara (Kaliforni), sipas revistës OK.

Ata filluan lidhjen e tyre më 2007. Për herë të parë u takuan gjatë një udhëtimi, kur të dy po vizitonin një qendër pushimi në Idaho. "Ne ishim në të njëjtin avion. Dhe, për ironi, mbetëm përgjithmonë duke fluturuar me të njëjtin avion," tregoi ai ajo në emisionin Hockey Nught in Canada. "Ne ishim në Idaho në një grup të përbashkët...dhe e kaluam gjithë pushimin me ahengje."

Comrie i propozoi për martesë aktores gjatë një pushimi në Hawaii sivjet në shkurt, një befasi e plotë kjo për Hilary Duff dhe familjen e saj.

"Unë nuk kam takuar kurrë një njeri që të thotë një fjalë të keqe për të," tha Duff në një intervistë në mars të vitit 2009. "Ai është i sjellshëm, i njerëzishëm, i kujdesshëm dhe hareshëm. Ne qeshim së bashku sa çmendemi."/Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.