PROBLEMET SHËNDETËSORE TË MICHAEL DOUGLAS NUK E VONOJNË DALJEN E "WALL STREET: MONEY NEVER SLEEPS"
E Enjte, 08.19.2010, 02:56pm (GMT+1)
Voal-online -Problemet shëndetësore të Michael Douglas (Majkëll Dagllas) nuk e ndalin aspak Gordon Gekkon.
Studioja Twentieth Century Fox thotë se filmi Wall Street: Money Never Sleeps do të dalë siç ishte parashikuar, më 24 shtator, pavarësisht bërjes së ditur nga superylli hollivudian se ka një tumor në fut dhe i duhen tetë javë për radicaion dhe për kimioterapi.
Në fakt, studioja Twentieth Century Fox thotë se Douglas do ta promovojë filmin, ashtu siç ishte planifikuar.
Një zëdhënës i Douglas, 65 vjeç, tha këtë javë se mjekët presin që dy herë fituesi i çmimeve Oskar do të shërohet plotësisht. Në një deklaratë, vetë Douglas tha se ishte "shumë optimist".
Në filmin Wall Street: Money Never Sleeps , (Uoll Strit: Paraja nuk fle kurrë), realizuar 20 vjet pas filmit Wall Street, Douglas rimerr rolin e Gordon Gekkos, financierit fatkeq i cili sapo është liruar pas njëzet vjetësh në burg./Elida Buçpapaj
Përktheu Elida Buçpapaj
|