VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROJEKTE TË REJA MBI MARILYN MONROEN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PROJEKTE TË REJA MBI MARILYN MONROEN
E Enjte, 08.19.2010, 03:29pm (GMT+1)

Naomi Watts po, por Angelina Jolie përgënjeshtron. Boom materialesh inedite dhe librash lushtuar divës së pavdekëshme

Voal-online -Boom materialesh inedite e librash kushtuar Marilyn Monroe-s (Merilin Monroes), por edhe kinemaja nuk rri duarkryq.

Në tregun e festivalit të Cannes 2010 ishte shpallur një film biografik, Blonde (Bjondja), me protagoniste Naomi Watts e me regji të Andrew Dominik, ndërkohë që emri i Angelina Jolie qarkullon me ngulm për rolin e aktores legjendera superyll në transpozicionin kinematografik të romanit The Life And Opinions Of Maf The Dog, And Of His Friend Marilyn Monroe (Jeta dhe opinionet e qenit Maf, dhe mikeshës së tij Merilin Monroe), shkruar nga Andrew O'Hagan. i njëjti shkrimtar në Edimburgo Book Festival ka shpallur se do të ketë një film ku George Clooney do të luajë rolin e këngëtarit Frank Sinatra. Mjerisht vetë Jolie ka pikuar nga qielli dhe ka përgënjeshtruar lajmin e para dy ditëve në premierën londineze të filmit Salt duke i thënë reporterit: "është shumë zbavitëse, sepse e kam dëgjuar këtë lajm sot për herë të parë. Nuk dija asgjë. Do të isha ndier tejet e kënaqur..."

Por uebsajtet e gjithë botës, prapë se prapë, i rremë apo i vërtetë lajmi, kanë besuar tek njoftimet e morphting.com ku hamendësohet transofromimi i Angelina Jolie në një version të botë te Marilyn, duke harkuar vetullat, duke e zvogëluar vëllimin e buzëve, duke shmangur me qerpikë të rremë shikimin agresiv dhe e duke e bërë më sensual atë. Por komentet nuk janë të gjitha pozitive për këtë zgjedhje. Më kureshtar është subjekti i romanit dhe prej andej i filmit që do të kishte protagonist një qen, atë të cilin më 1960 Sinatra ia dhuroi Monroes pas ndarjes nga Arthur Miller. Qeni Maf (që do të thotë Mafia), një maltez me sy blu dhe shikim shumë të ëmbël, ka qenë pranë Marilyn në dy vitet e fundit të jetës së saj. E ishte dëshmitar edhe i natës tragjike të 5 gushtit. Qeni më vonë iu besua sekretares së Sinatrës, Gloria Lowell./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it)

 

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROBLEMET SHËNDETËSORE TË MICHAEL DOUGLAS NUK E VONOJNË DALJEN E "WALL STREET: MONEY NEVER SLEEPS" (08.19.2010)
ELIZA DUSHKU DHE RICK FOX BASHKËJETOJNË (08.15.2010)
HILARI DUFF DHE MIKE COMRIE U MARTUAN (08.15.2010)
JUSTIN BIEBER THOTË SE KIM KARDASHIAN ËSHTË "TEJET E HATASHME" (08.13.2010)
BETEJË GJYQËSORE PËR HIRIN E MARLON BRANDOS (08.10.2010)
TRUPË HOLLIVUDIANE PËR RAPIN ANTIDHUNË EMINEM-RIHANNA (08.09.2010)
SEAN PENN E ROBIN WRIGHT DIVORCOHEN (08.08.2010)
FORBES: SANDRA BULLOCK MË E PAGUARA NË HOLLYWOOD (08.05.2010)
LIROHET NGA BURGU AKTORJA AMERIKANE LINDSAY LOHAN (08.02.2010)
MERYL STREEP DHE TINA FEY NË FILMIN MOMMY & ME (07.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]