VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kluni rikthehet tek ER, shikueshmëria në kulm
E Djelë, 03.15.2009, 01:16pm (GMT1)

Voal-online - George Clooney rikthet tek "ER" në një pjesëmarrje tejet të shumëpritur duke ia dhënë serialit dramë televiziv me temën e spitaleve përqindjen më të lartë të shikuesve në historinë e tij. Clooney, 47 vjeç, nën petkun e Dr. Doug Ross përplaset sërish me gruan e tij me gruan televizive Julianna Marguiles (infermierja Carol Hathaway) në një episod që u dha të enjten, ku luajnë edhe aktorë të tjerë të hershëm si Noah Wyle (Dr. John Carter) dhe Eriq La Salle (Dr. Peter Benton). Jo aq i paralajmëruar nga NBC, episodit pati një rritje 23 për qind të shikuesve në stinorin e 15-të që mbaron muajin e ardhshëm. NBC, i cili aktualisht ndodhet në fund të garës përballë katër rrjeteve më të mëdha amerikane, tha se e kanë parë episodin 10,7 milionë amerikanë, çka e rikthen "ER" në shikueshmërinë e tij më të lartë prej shkurtit të vitit 2007. Seriali "ER" e bëri aktorin Clooney një zermërcopëtues ndërkombëtar. Ai u largua nga seriali më 1999 për të vazhduar karrierën në filma artistikë në ekranin e madh. Ai pati një rikthim të shkurtër në serial në maj 2000, por kishte përsëritur shumë herë se nuk do të rikthehet më. Anthony Edwards, personazhi i të cilit, Dr. Mark Greene, vdiq nga kanceri në tru më 2002, është rikthyer tashmë për stinorin final në skena retrospektive bashkë me Laura Innes (Dr. Weaver) dhe Paul McCrane (Dr. Romano). Seritë që i zhvillojnë ngjarjet në dhomat e urgjencës në një spital të trilluar në Çikago ishin në krye të shikueshmërisë gjatë viteve 1990 në SHBA, por ajo ra vitet e fundit ndjeshëm.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.