VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VENECIA: LUANI I ARTË FILMIT "SOMEWHERE" TË REGJISORES SOFIA COPPOLA
E Djelë, 09.12.2010, 03:22pm (GMT1)

Luani special "kumbarës" së Tarantinos, Monte Hellman. Ja të gjitha çmimet:

Voal-online -Luanin e Artë (Leone d'oro) të Festivalit të sivjetshëm të Filmi në Venecia e ori filmi "Somewhere" (Diku) i regjisores Sofia Coppola (Sofia Kopola).

Luani special për veprën tërësore iu dha Monte Hellmanit, i cili në Lido ka sjellë filmin "Road To Nowhere" (Rrruga për askund).

Luani i argjendë për regjinë më të mirë regjisorit Alex de la Iglesia për filmin "Balada triste de trompeta' (Baladë e trishtë për trumpetë).

Çmimi special i jurisë iu dha filmit "Essential Killing" (Vrasje thelbësore) të Jerzy Skolimowskit.

Kupa Volpi e aktores më të mirë shkoi tek Ariane Labed për filmin "Attenberg".

Kupa Volpi e aktorit më të mirë shkoi tek Vincent Gallo për "Essential Killing".

Luani i së Ardhmes - Premio Venezia Luigi De Laurentiis e filmit më të mirë shkoi tek filmi "Cogunluk (Shumica9" të Seren Yuce.

Çmimi Horizonte për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë iu dha filmit Verano de Goliat të Nicolas Pereda.

Çmimi i Madh Special i Jurisë së Seksionit Horizontet shkoitek filmi "The Forgoten Space" i Noel Burch dhe Allan Sekula.

Çmimi i skenarit më të mirë shkoitek "Balada triste di trompeta" të Alex de la Iglesia.

Çmimi për kontributin më të mirë teknik shkoi tej Mikhail Krichman për fotografinëe filmit "Silent Souls" të Aleksei Fedorchenkos.

Çmimi Marcello Mastroiani i aktores më të mirë të sapoafirmuar shkoi tek Mila Kunis per filmin "Black Swan" (Mjellma e zezë).

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.