VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edhe Naomi Kempbëll i druhet plakjes
E Hënë, 03.16.2009, 03:19pm (GMT1)

Voal-online Edhe Venera e zezë është njeri. Befasia është se ajo i druhet plakjes. Shenjat e para të viteve i shfaqen tinëz edhe bukuroshes Naomi Campbell, e cila ka rrëfyer dobësinë e saj: "Nganjëherë edhe stërbukuroshet si ne kanë frikë të shihen në mëngjes në pasqyrë, kohët e fundit më ka ndodhur edhe mua në rastin e një shooting publicitar (seancë fotografimesh për reklama) në Londër, kur kam vënë re se po plakem dhe pothuaj kam shpërthyer në lotë. Nëse më parë agjenti yt të propozonte 100 punë në ditë dhe, pa pritur e pa kujtuar, propozimet fillojnë të rrallohen, atëherë fillon të mendosh," ka thënë ajo për revistën mujore GQ. Duket se Naomia ka mbetur e zhgënjyer se ia ka besuar fushatën e re publicitare Marta Cecchetto-s, të fejuarës së futbollistit italian Luca Toni. Sipas vebsajtit Metropolitan Post, specializuar në gossipe e zakonisht i mirinformuar, topmodelja e hatashme, është vërtetë e zhgënjyer. Sipas disa rërave prapa pezmatimeve të saj të kollajshme qëndron pikërisht droja e viteve dhe e ashpërsimit të konkurencës, e cila bëhet gjithnjë e më fortë nga ana e breznive të reja të topmodeleve. Nuk është vetëm perëndesha e zezë ajo që ia ka drojën aq shumë afrimit të plakes. Edhe Linda Evangelista, në një intervistë dhënë së përmujashmes tjetër, Fashion, ka thënë: "Kur një rrudhë ia beh në fytyrë, për një topmodele nuk është thjesht një shenjë pleqërie: është sikur në çast të ketë shpërthyer një katastrofë e vërtetë."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.