VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit
E Martë, 03.17.2009, 05:36pm (GMT1)

Voal-online Ka qenë e mjaftueshme një këngë për të thyer rekordin e Bollivudit (Bollywood) Hollivudit të Indisë, me qendër në qytetin më të madh të këtij vendi, Bombeji. Kylie Minogue është bërë aktorja e huja më mirë e paguar në historinë e Bollywood: mbi një milion dollarë amerikanë për të xhiruar një sekuencë muzikore në filmin e ri kolosal indian "Blue", interpretuar, mes të tjerësh, edhe nga Akshay Kumar, hero i filmave me aksion në kinematografinë e këtij vendi. Këngëtarja yll australiane e muzikës pop, e cila e zhvillon veprimtarinë e saj kryesisht në Londër e ka magjepsur heroin indian. Kumar ka deklaruar për gazetën britanike Daily Star: "Kylie nuk mund të ishte me e mirë se qe. Zëri i saj i hatashëm dhe personaliteti i saj shpërthyes janë fantastikë. Ajo është vërtetë një divë e përkryer." Ky ka qenë vlerësimi superlativ për këngëtaren e famshme.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.