VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JENNIFER LOPEZ DHE STEVEN TYLER DO TË JENË NË JURINË E "AMERICAN IDOL"
E Martë, 09.28.2010, 08:31am (GMT1)

 

 

Pas disa muaj spekullimesh, se cilët do të jenë gjyqtarët e ardhshëm të programit shumë të ndjekur në televizion "Amerikan Idol", televizioni amerikan FOX bëri të njohur se Jenifer Lopez dhe Steven Tyler do të jenë në juri krahas me Randy Jacksonin.

Sezoni i 10-të i shfaqjes American Idol fillon në janar. Finalja e kësaj shfaqjeje sezonin e kaluar u ndoq nga 24,2 milionë teleshikues. Vendi i gjyqtarëve mbeti bosh, pas largimit të Ellen de Generes dhe Kara Dio Guardit, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me kontratën.

Në sezonin e ardhshëm programi do të ketë një ndryshim veç gjyqtarëve dhe producentëve të rinj: konkuruesit nuk do të jenë të detyruar të këndojnë në zhanre të ndryshme, ata do të këndojnë në zhanrin që i pëlqen më tepër, pra këngëtarët e muzikës country nuk do të detyrohen të këndojnë rok, ashtu sikurse ata që preferojnë rokun nuk do të këndojnë këngë kantri. America Idol është një shfaqje televizive shumë e ndjekur, por atë e konkuroi shfaqja tjetër tepër e njohur e televizionit ABC, Dancing with the stars, që pati 29 milionë shikues në mbrëmjen finale.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.