VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë
E Enjte, 03.19.2009, 04:15pm (GMT1)

Voal-online - Gratë nuk pushtohen me muskujt, por me shpirt krijues dhe me njëfarë marrëzie: kazanovët e vërtetë që tërheqin gjithmonë vemendjen e femrave, tashmë është provuar shkencërisht, janë artistët dhe krijuesit. E shpalos një studim i bashkërenduar nga psikologu Daniel Nettle i University of Newcastle upon Tyne, realizuar me dijetarë të Open University të Londrës e publikuar në Proceedings of the Royal Society. Dhe ja shpjegimi i suksesit të artistëve të mëdhenj e gruarëve të pakonkurueshëm të kalibirit të Lord Byron, Pablo Picasso e Dylan Thomas, por edhe të vetë famozit Casanova. Artistët, dëshmon hulumtimi, janë Don Zhuanët e vërtetë dhe kanë një jetë të ngjeshur seksuale, duke pasur parasysh se ata rrethohen nga së paku dyfishi i partnerëve seksualë në krahasim me njerëzit e "rëndomtë". Shpirti krijues, dalldia, mendjemprehtësia, aftësia për të rënë në sy dhe për t'u ngulitur në mendjen e të tjerëve, anë tipike të personaliteteve me popullaritet, tradicionalisht janë shquar për një veprimtari të madhe seksuale. Por falë hulumtimit të mësipërm është hera e parë që ky sukses provohet duke iu përmbajtur rregullave të ngurta të studimeve shkencore. Për të kryer këtë studim të tyre, shekncëtarët kanë bërë objekt hulumtimi 425 veta të të dy gjinive midis të cilëve personalitete krijuese (artistë e poetë) e edhe individë me sjellje të problemeve mendore. Pjesëmarrësit kanë përpiluar pyetësorë që ua bënin të mundur ekspertëve të dallonin, të matnin shpirtin e tyre krijues dhe të nxirrnin një përllogaritje të prirjeve të tyre skizofrenike apo të turbullimeve të tjera psikike. Psikologët iu kanë kërkuar atyre të japin përgjigje edhe për jetën e tyre seksuale nga mosha 18 vjeç e më pas.

Ka dalë përfundimi se sa më i madh të ishte aftësia krijuese dhe popullariteti - të "matur" nëpërmjet pyetësorëve, - aq më i madh ishte numri i partnerëve seksualë që subjektet e studiuar kanë pasur përgjatë asaj kohe: numri mesatar i partnerëve të tillë të artistëve dhe poetëve është midis katër e dhjetë, përkundër një mesatareje prej tre partnerësh që kanë individët e rëndomtë. Ndërkaq, duke i ballafaquar me anët e ndryshme të personalitetit të atyre që u bënë objekt i studimeve, ashtu sikurse edhe historia na mëson, artistët kanë të dhëna karakteriale të përbashkëta me individët skizofrenikë.
Cilat janë arsyet e një suksesi kaq të madh? Psikologët sjellin shpjegime nga më të larmishmet për rezultatet. Para së gjithas, arti është njëfarë marrëzie dhe ky është një makth që e magjeps publikun duke e rrethuar artistin me një aureolë të misterit që shndërrohet në një përparësi të cilën nuk e kanë të tjerët, duke shmangur madje edhe vemendjen nga mungesat fizike të artistit. Artisti me popullaritet është vënë në qendër të vemendjes dhe spikat edhe nëse ai nuk dëshiron. Nga ana tjetër, kjo thjeshtësi e madhe e raporteve me njerëzit mund të jetë pjesë e një skenari apo mënyre të jetesës: njerëzit krijues janë larg skemave të rëndomte që rëndom e karakterizon jetën e çifteve, ai kalon kohën më të madhe në mjedise liberale dhe ka kështu hapësirë më të madhe komunikimi. Ndër të tjera kështu ka më tepër mundësi që ta shpalosë vetveten duke e mbajtur gjallë popullaritetin. Në të kundërt, një njeri "mesatar" detyrohet të ketë kërkesa të larta për veten, sepse atij i imponohet një serizotet më i madhe e një besnikëri më e madhe ndaj partnerit. E psikologët shkojnë më larg duke nxjerr një arsye evolucioniste nga fakti se mendje midis normales dhe marrëzisë, apo personalitete të prirra drejt skizofrenisë, nuk janë prekur nga rreziku i konkurimit prej më të shëndoshëve: mangësitë e tyre pra janë burim i suksesit të tyre në jetën seksuale të cilën ua garantojnë turbullimet psikike.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.