VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATËSI I REDUKTON AKUZAT KUNDËR ISH TË FEJUARIT TË ANNA NICOLE SMITH
E Premte, 10.01.2010, 12:06pm (GMT1)

Voal-online -Gjykatësi në gjykimin për vrasjen me drogë të Anna Nicole Smith (Anë Nikolë Smith) e liroi nga dy akuza ish të fejuarin e saj, Howard K. Stern.

Robert J. Perry i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, i cili në fillim të kësaj jave i pati akuzuar prokurorët se e kishin mbingarkuar me akuza rastin e vdekjes së artistes së famshme, u përcaktua që ta lirojë Stern nga akuzat e dhënies së barnave me mashtrim dhe të mbytjes.

Gjykatësi e liroi Sternin gjithashtu nga një pjesë e akuzës për vrasje, po ashtu njërin prej dy mjekëve, Dr. Sandeep Kapoor, duke thënë se nuk kishte mjaft prova se ata kishin imponuar marrjen e barnave me mashtrim si dhe mbytjen.

Perry lejoi pjesën tjetër të akuzës për vrasje dhe tha se pjesa më e madhe e 11 akuzave qëndron e për të do të vendosë trupi gjykues.

Ai iu tha prokurorëve të hënën se kishte proceduar me 622 çështje gjyqësore në karrierën e tij, por vetëm në tri raste kishte parë zell të tejtepëruar nga ana e prokurorëve të cilën vunë "fitoren mbi ndershmërinë".

Vendimi është parë pa praninë e trupit gjykues i cili do të ketë fjalën e fundit për ish të fejuarin e Anna Nicole Smith, Howard K. Stern, si dhe të mjekëve të artistes, Sandeep Kapoor e të Khristine Eroshevich, të cilat ia përshkruan barnat të cilat u gjetën në trupin e saj pas vdekjes së saj më 2007 në moshën 39 vjeçe./Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.